Leonora imazh reklamash

Nga Dorjan
Shkruar ne 28 Pri 2012 ora 4:32pm

Këngëtarja kosovare Leonora Jakupi do të jetë imazhi i një reklame të kafesë më të njohur në Kosovë “Prince Caffe”. Por ajo ka folur edhe për projekte të tjera, madje ka thënë se ka diçka të re në jetën e saj sentimentale.

Sa i përket projekteve artistike Leonora ka thënë se ka një projekt që tashmë e ka realizuar dhe se pritet që të punojë edhe videoklipin. Gjithashtu, në një intervistë për të përditshmen kosovare Express, ka thënë se ka bërë disa foto që është imazh i sfilatës së Valdrin Sahitit e po ashtu edhe pjesë e një reklame tjetër.