“Let’s love” në Dancing with the Stars

Nga Sage
Shkruar ne 22 Maj 2011 ora 5:03pm

Lidhja mes Oltit dhe Oltës është tashmë e sigurt. Aktorja dhe ish banori i Big Brother e kanë marrë seriozisht dhe nuk kanë nguruar të dalin bashkë, të njihen me të afërmit e tyre, madje dhe të fotografohen bashkë. 2 ditë më parë ata janë parë në një nga rrugët e bllokut duke ecur të kapur për dore.
Show “Dancing with the stars” tashmë ka marrë një dimension të ri, atë të lidhjes së çifteve. Në të dy sezonet e tij ka pasur dhe lidhje dashurie.

Kujtojmë këtu vitin që kaloi lidhjen mes Sonit dhe Mirkos, e cila tashmë është zyrtarizuar,pasi herën e fundit
që Soni u shfaq në Tiranë mbante një unazë fejese në dorë. Këtë vit fillimisht u përfol për një lidhje mes Agnesës dhe Simones, por të intervistuar nga ne të SH2 ata e mohuan ekzistencën e një lidhjeje. Dhe tani që show ka arritur thuajse rreth gjysmes së tij, kemi romancën mes Olta Gixharit dhe Olsi Mingomataj.