Lezhë, arsenal armësh në shtëpi, 4 në pranga.

Nga Dinejda
Shkruar ne 28 Mar 2012 ora 12:17pm

LEZHE- 4 persona janë vënë në pranga nga policia e qarkut të Lezhës, pasi u kapën me një arsenal armësh. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin.

Sipas policiseë në pranga janë vënë Albert Kamberi 27 vjec, Eduart Doçi 28 vjec, Shkëlqim Sefa 42, si dhe një tjetër person identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Mësohet se janë sekuestruar dy automjete tip Benz, një sasi e konsiderueshme armë zjarri, armë gjahu, municione luftarake, targa automjetesh të Shqipërisë e Kosovës.

Gjithashtu bëhet e ditur se arsenali i armëve u zbulua në banesat e të arrestuarve dhe në dy automjetet. Po hetohet për zbardhjen e plotë të aktiviteteve kriminale të të arrestuarve.