Lezhë, dy të plagosur me armë zjarri.

Nga Dinejda
Shkruar ne 15 Mar 2012 ora 9:36am

Lezhë – Dy shtetas mbetën të plagosur me armë zjarri në Lezhë, në dy ngjarje të ndryshme.Policia bëri me dije se ka mbetur i plagosur shtetasi Ardian Frroku, 40-vjeç, i cili është qëlluar nga dy persona ende të paidentifikuar.Ngjarja ndodhi në afërsi të lumit Mat në Kurbin.I plagosuri u dërgua fillimisht në spitalin e Lezhës dhe prej andej është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.ë një ngjarje të dytë, ka mbeti i plagosur shtetasi Sajmir Tuci, 26-vjeç, i cili është qëlluar disa herë nga një person i paidentifikuar gjer më tani. I riu ka përfunduar në spital. Policia e Lezhës shkoi në të dyja vendet e ngjarjes, ku skuadrat e hetimit kanë nisur punën për të zbardhur ngjarjen.