LEZHË, GJENDET TRUPI I PAJETË I NJË 32-VJEÇAREJE

Nga Dorjan
Shkruar ne 13 Pri 2012 ora 7:08pm

Në periferi të Lezhës është gjetur trupi i pajetë i një 32-vjeçareje. Trupi i Danila Milotit u gjet nga një bari në një zonë malore.

Policia përveç zbulimit të identiteti ka bërë të ditur se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së 32-vjeçares.

Vetëm tre ditët e fundit janë në Shqipëri janë gjetur tre trupa të pajetë. Në qarkun e Durrësit u gjet trupi i një 82-vjeçari që ishte shpallur i humbur ndërsa po sot në Vlorë është gjetur një 47-vjeçar i vdekur.