Lezhë, përplasen 2 makina, plagosen 5 vetë, një rëndë

Nga Dorjan
Shkruar ne 30 Mar 2012 ora 3:09pm

LEZHE-Një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e 6 personave ndodhi sot në mesditë në hyrje të qytetit të Lezhës.

Policia konfirmoi se dy makina, një automjet ‘Benz’ me targa AA 413 DG dhe një ‘Wolksvagen’ me targa LE 7405 A që udhëtonin në drejtime të ndryshme janë përplasur mes tyre në hyrje të Lezhës. Si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona, një prej tyre në gjendje kome është dërguar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se aksidenti ndodhi për shkak të një parakalimi të gabuar.