Lezhë, plagoset me armë zjarri 22 vjeçari, në kërkim autorët.

Nga Dinejda
Shkruar ne 21 Maj 2012 ora 3:46pm

LEZHË- Një 22 vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pranë banesës së tijnë Fushë Milot, Kurbin, ndërsa janë shpallur në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes, të identifikuar nga Policia lokale.

Burime zyrtare nga policia e Lezhës bënë të ditur të hënën se pas ndihmës së parë në spitalin e Laçit, i plagosuri Besian Perdoda është dërguar për mjekim më profesional në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërsa punonjësit e komisariatit të Kurbinit, kanë identifikuar autorët e plagosjes së 22 vjeçarit dhe po punojnë për kapjen e tyre.

Nga hetimet e para të grupit hetimor mësohet se një ndër motivet e plagosjes së të riut është ajo për çështje pronësie.