Lezhë, spitali i ndotur nga subjektet tregtare, shqetësim serioz

Nga Dorjan
Shkruar ne 19 Mar 2012 ora 2:45pm

LEZHE – Ndotja e ambienteve të jashtme të spitalit rajonal të Lezhës nga subjektet tregtare vijon të mbetet një problem serioz.
Drejtori i këtij spitali deklaron se tashmë e vetmja zgjidhje për frenimin e këtij fenomeni është ndërhyrja e Drejtorisë së Higjienës dhe Bashkisë. 

“Ndotja ka të bëjë me disa subjekte private të cilët operojnë rreth e rrotull spitalit që kanë bërë edhe ndërtime, dikush me leje e dikush jo. Ata hedhin mbeturina rreth e rrotull ambienteve të spitalit. Ne i kemi dërguar shkresa kohët e fundit që të marrin masa për të penguar hedhjen e mbeturinave në ambientet e spitalit.”- deklaroi drejtori i spitalit, Nevruz Bare.

Brenda territorit të spitalit të Lezhës operojnë disa subjekte shërbimesh, të cilat janë kthyer edhe në ndotës të ambientit në këtë institucion shëndetësor.