Lezhë, vdes 117-vjecarja, kishte 90 nipër dhe mbesa

Nga Dorjan
Shkruar ne 16 Pri 2012 ora 12:56pm

LËZHË- Vdes në moshën 117-vjecare Dila Jaku, një nga personat me jetëgjatë në Shqipëri. E moshuara nga fshati Balldre i Lezhës ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm për shkaqe natyrore. 

E lindur në 5 korrik të vitit 1895, pas më pak se tre muajsh ajo do të mbushte plot 117 vite, duke pretenduar hyrjen në librin Guinness si një ndër njerëzit më jetëgjatë në botë.

Dila Jaku ishte nënë e 7 fëmijëve dhe kishte 90 nipër e mbesa. E moshuara kaloi periudha historike si shpalljen e pavarësisë, si dhe dy luftërat botërore, për të cilat ka rrëfyer edhe historinë e saj.