Libra te rinj

Nga Dorjan
Shkruar ne 07 Maj 2012 ora 7:14pm

Duaj atë me të cilin je!
“Një Xhejn Osten e kohëve moderne”, kështu do ta quante “Vanity Fair” librin “Duaj atë me të cilin je” të autores së njohur amerikane Emily Giffin, hedhur në treg nga shtëpia botuese “OMSCA-1″.
Në qendër të librit është Elen dhe Endi Graham. Ata kanë një martesë të përkryer. Thellësia e devotshmërisë së tyre dhe natyrshmëria me të cilën nxjerrin në pah më të mirën prej njëri-tjetrit, nuk mund të vihen në dyshim. Por një pasdite fatale Elen ndesh Leon. Njeriun që nxori në dritë më të keqen tek ajo. Njeriun që e pati braktisur një dekadë më parë. Njeriun të cilin ajo nuk mundi ta harronte kurrë plotësisht. Dhe kur rishfaqja e tij rizgjon emocionet e fjetura, Elen nis të pyesë veten a është jeta e saj aktuale pikërisht ajo që do të kishte dashur të jetonte… Ajo që Elen mëson është thuajse magjike: ndonjëherë mund të të duhet të bësh gjithçka që të jesh me njeriun që dashuron.

 

 

Titulli: Duaj atë me të cilin je
Autori: Emily Giffin
Përkthyese: Oriana Tamburi
Redaktor: Loredan Bubani
Shtëpia Botuese: OMSCA-1
Faqe: 392
Çmimi: 1000 lekë

Kane thene per librin
“Talenti i Giffin-it qëndron në krijimin e situatave të lidhura natyrshëm me njëra-tjetrën dhe në injektimin e një urtësie të mjaftueshme e një mbajtjeje pezull që i bëjnë ato të duken më se origjinale.” -
“People”.

“Giffin ia del mbanë të krijojë karaktere komplekse, që na shtyjnë të eksplorojmë se çfarë kërkojmë ne në të vërtetë nga jeta jonë.”
-“Atlanta Journal-Constitution”