Lider lind apo bëhesh?

Nga Reporter
Shkruar ne 04 May 2011 ora 4:57pm

Të gjithë njerëzit kanë një imazh në mendjen e tyre sesi  është një lider.Po të pyesësh dike se kush është lider, me siguri do ti vine shumë emra në mendje. Me shumë gjase, shumë  emra politikanesh, por nuk është e vërtete se  vetëm politikanët janë  lidera.Lider-at  vijnë nga fusha të  ndryshme dhe jo vetëm nga politika siç është një perceptim. Ata  vijnë  nga fusha ndryshme, por ka një  të përbashkët të madhe : aftesinë për insipiruar njerëz.Shoqerite njerëzore për  vite me radhe  kanë pyetur  veten,  kush është  lider ? Cilat  janë   karakteristikat e një lideri? Cili është ndryshimi midis tyre ? Lider, lind apo bëhesh ? Çfare është  lidershipi  vetë ?

Një historik i shkurtër mbi lidership-in.

Në kohët e hershme  prevalonte mendimi se lider lind dhe jo bëhësh. Kjo  ndodhte për  dy arsye kryesore: Së pari, sepse njerëzit e lidhnin qënien  lider apo  jo, me lindjen e liderit në një  familje të caktuar, të kryetarit të fisit, perandorit, mbretit e të tjerë. Së dyti, sepse njerëzit e lidhnin konceptin e lidershipit me tiparet fizike dhe mendore të një personi të caktuar. Lider-at  shikoheshin gjithëmone si persona të gjatë, të fuqishëm dhe shumë  inteligjente.Këtu është  interesante  të përmëndim,  Napoleonin I cili  për shkak të gjatësisë  së tij luftoi shumë dhe fitoi kur këtij përceptimi që ekzsitonte në  atë kohë për lider-at. Me kalimin e kohës kjo ndryshoi, edhe kriteret  fizike nuk   ishin më kritere për të qënë një lider. Kërkimet e hershme tregojnë  që pas kalimit të kësaj faze , në përceptimët e kohës dolën karakteristikat e lidera-ve.Sigurisht  që  këto kritere ishin më objektive. Ato ishin: inteligjenca,përkushtimi, integriteti, dhe karakteri social, pra njeri  shumë I shoqërueshëm. James  Burns, një studiues i madh hodhi I pari  konceptin e “lidershipit të ndarë” (shared lidership). Sipas tij, performanca e një  lideri nuk varet  më shumë  nga  karakteristikat e tij personale sesa performanca e  skuadrës së tij dhe  bashkëpunetoreve  të cilit ai punon. Sipas tij ,  procese të tilla si globalizimi,  zhvëndosja e  kompanive të mëdha  në shumë vende rrit nevoje për  rrjete të mëdha  bashkëpunetorësh dhe varësish.Sot është e qartë që për të qënë e sukseshme një komapani, një  biznes, një sipërmarrje të çfarëdo lloj karakteri më  shumë se të fokusohet tek aftësite e liderit, ato  I përkushtohet më shumë  rritjes së punës  në grup  dhe lehtësimit të  bashkëpunimit  midis të gjithë burimeve  njerëzore të  kompanisë.Kjo vjen për dy arsye kryesore :Së pari, sepse   puna në grup dhe efiçenca  e burimeve njerëzor ka një influence më të madhe në  suksesin e  sipërmarrjes sesa cilesite e veçanta të liderit.Së dyti, sepse  tani vendimmarrja e rëndësishme në  biznes, në poltike dhe kudo tjetër ka një tendece për të qënë më kolegjiale. Pra, roli i vendimarrjes monokratike po bie.

Lider bëhesh  apo lind ?

Lajmi I mirë që  mësuam nga historiku i shkurtër më lartë , është se  pavarësisht profilit personal ose veçorive  individuale ju mund të bëheni një lider i vërtetë (dhe falë zotit nuk ka më kërkesa  për gjatësinë trupore për të qënë lider). Pra shkurt, lider bëhësh dhe jo lind. Sigurisht lindja me disa karakteristika individuale të caktuara  mund të ndihmojnë  për tu  bërë lider. Nga ato që kuptohet qartë nga  historia e lidershipit është që  lidershipi  është  bërë shumë kompleks dhe I vështirë. Ka shumë variabla që ndikojnë në suksesin e  një lideri. Disa prej tyre, më  kryesoret, janë:

  • Personaliteti yt
  • Kultura e organizimit
  • Efektiviteti I grupit me të cilin punon
  • Distanca midis lider-it dhe pjesës tjetër të grupit, distancë gjeografike dhe kulturore.
  • Qëllimet që ke.
  • Burimet që  ke në dispozicion për të  arritur qëllimet e tua.
  • Aftësite e tua të drejtimit.
  • Aftësi teknike

Se si do ti vendosni dhe  se si do përdorni këto elemente më sipër, do të vendosë edhe për suksesin apo jo të një lideri. Siç vihet re më sipër, shumica e elementeve që  ndikojnë   tek  një lider janë elemente që  mësohen,  përmiresohen gjatë jetës. Mjafton të kesh përkushtimin, ambicjen e duhur dhe të jesh shumë kërkues. Përkushtimin për të mësuar nga liderë të tjerë të  të njëjtës fushe ose të fushave të ndryshme. Është e qartë që të gjithë lider-at janë njerëz shumë ambiciozë, njerëz që nuk kënaqen me pak dhe njerëz që kërkojnë shumë nga  vetja dhe të tjerët. Një lider I vërtete është  gjithmonë në kërkim të përmirësimit të vetes. Përmirësimi  realizohet duke marrë atë që quhet “feedback” nga bashkëpunëtorët, vartësit, këshilltarët etj. Ai merr dhe përdor këtë feedback, duke ndryshuar sjelljen e tij, ndryshuar vendimmarrjen e tij me qëllim për të arritur më shumë rezultate. Liderat mësojnë shumë nga eksperienca dhe kritikat  që të tjerët I bëjnë performancës së tij. Një lider I mirë njeh vetëm një dështim, dështimin për  të mësuar nga eksperienca.

Përfundimi

Si përfundim ajo që mund të themi është se padyshim që lider bëhësh dhe jo lind. Nga ana tjetër nuk ka edhe ndonjë formule magjike se si të bëhesh lider. Mjafton  që te shfrytezosh mirë mundësitë që jeta të jep. Mjafton të kërkosh më shumë nga vetja dhe të tjerët rreth teje. Mjafton që formohesh çdo ditë edhe më shumë profesionalisht. Edhe çfarë është më e rëndësishme, duhet që një lider të dëgjojë shumë, të dëgjojë bashkëpunëtorët, vartësit dhe  palët e tjera. Lidershipi është një aktivitet që zgjat gjithë jetën. Lidershipi nuk mbaron  kurrë sepse ka gjithmonë më shumë për të mësuar. Ka gjithmonë vend për të përmirësuar veten dhe sipërmarrjen që drejton.

Nga: Erald Shushari