Lifestyle

Eliza Dushku: dear Albania!

Eliza Dushku: dear Albania!

Shkruar ne 02 Sht 2012 ora 10:07pm

“E dashur Shqiperi. Gjithnjë kam qënë kurioze për ty dhe jam ndjerë e magjepsur nga misteri rreth teje. Unë jam një shqiptaro-amerikane nga Bostoni. Gjyshërit e mi emigruan në Amerikë në vitet 1920; ata ikën nga kjo jetë përpara se unë të lindja. Babai më ka mësuar që të ndihem krenare për gjakun tim shqiptar dhe tani erdhi koha që unë të zbuloj arsyen e kësaj krenarie”.

Me këto fjalë e nis aktorja Eliza Dushku videon promocionale për një dokumentar mbi Shqipërinë. Ky dokumentar ka të bëjë me vizitën e saj në Shqipëri gjatë vitit të kaluar, se bashku…

Kërko që të marrësh

Kërko që të marrësh

Shkruar ne 11 Gus 2012 ora 11:29am

Të gjithë të rinjtë sot në Shqipëri duan një punë, një strehë, një vend në shoqëri. Por duhet thënë se disa i duan dhuratë, t’u bien nga qielli ose t`u shfaqen me shkop magjik. I shohim kafeneve gjysmën e ditës, duke lënë t’u shkasë nëpër duar koha, e cila është gjëja më e çmuar. Disa i shohim tek përpiqen të kopjojnë drejtuesit e këtij vendi, duke mësuar teknika mashtrimi për të çarë e arritur diku, ndjekin drejtues politikë nëpër fushata mashtrimesh, me shpresën se do t’u rregullojnë ndonjë punë. Rinia ankohet për punë, shpesh akuzojnë politikën e njëri-tjetrin…

Të rinjtë e shkolluar keq dhe papunësia

Të rinjtë e shkolluar keq dhe papunësia

Shkruar ne 10 Gus 2012 ora 11:23am

Ndonjëherë ëndrrat dhe zhgënjimet gjenden në të njëjtin vend. Përzihen aq keq sa që është thuajse e pamundur të dallosh njërën nga tjetra. Nuk janë më dy anë të së njëjtës monedhë, por dy ngjyra të të njëjtit spektër. E tillë është çdo ditë në Berat. Në qytetin e një-mbi-një dritareve, por që sheh qeverinë t’i mbyllë të gjitha dyert e investimeve. Në destinacionin turistik të mijëra turistëve, por me rrugë nacionale si rroba të vjetra e të grisura.

Paradoksale është çdo ditë në këtë qytet të paçmuar, por të zhvlerësuar e të harruar nga ana e atyre që Beratin…

Femrat nuk duhet të rrinë duarkryq

Femrat nuk duhet të rrinë duarkryq

Shkruar ne 09 Gus 2012 ora 11:18am

Seksi më ‘i dobët’ është një shprehje e fundit. Thuhet o prej atyre femrave që pëlqejnë të jenë përherë të nënshtruara ose nga meshkuj aspak inteligjentë e tepër egoistë për vlerat. Tipat e meshkujve që mendojnë se femra duhet vetëm për riprodhim dhe punët e shtëpisë më kujtojnë antikitetin grek, ku ne modë ishte shumë tërheqja seksuale e meshkujve nga meshkujt, ose autoritare, e kur vinte puna tek femrat i shihnin vetëm sa për shtim të popullsisë, ta marrim kështu si në përgjithësi…

Ja marrim ata qe qeverisin vendin me vite. Keni parë ndonjë femër me post tepër të…

Duhani: Ligji që nuk u zbatua asnjëherë

Duhani: Ligji që nuk u zbatua asnjëherë

Shkruar ne 07 Gus 2012 ora 6:04pm

Duke ecur në rrugët e Tiranës, arrin të dallosh shumë lehtë një numër gjithmonë e në rritje të lokaleve. Madje, edhe nëpër rrugica të thjeshta e të “përhumbura” arrin të gjesh më shumë bare sesa hyrje pallatesh. Shumë nga këto lokale i shpëtojnë edhe “syrit” të shtetit duke toleruar brenda ambienteve të tyre jo vetëm të rritur që konsumojnë duhan, por edhe moshën e adoleshentëve. Është ky ndoshta një nga shkaqet kryesore që sot ka një rritje të numrit të duhanpirësve adoleshentë, të cilët thonë se nuk mund ta pinë kafen pa e shoqëruar me një cigare.

Megjithëse ka…

Permalink  |  Taguar me: ,
Stina e verës, ja këshillat e mjekëve

Stina e verës, ja këshillat e mjekëve

Shkruar ne 11 Qer 2012 ora 1:45pm

Me fillmin e sezonit të plazhit në stinën e verës, specialistët e shëndetit publik japin këshilla për pushuesit në mënyrë që të tregohen të kujdesshëm për shëndetin e tyre.

Ata rekomandojnë përdorimin e kapeleve dhe syze të errëta dielli për mbrojtjen e kokës dhe syve në plazh. Dëmtimet në sy, si perde, infeksione dhe tumore, janë ndër ndikimet negative të rrezeve të forta të diellit në stinën e verës, veçanërisht atyre ULTRA VIOLET. Ekspozimi në diell duhet të bëhet gradualisht dhe jo menjëherë.

Mjekët dermatologë thonë se, ekspozimi në diell në orët e pikut dhe pa u mbrojtur përbën një rrezik…

Për një mëlçi të shëndetshme me metoda natyrale

Për një mëlçi të shëndetshme me metoda natyrale

Shkruar ne 11 Qer 2012 ora 1:35pm

Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm, e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ndikon në proceset dhe sistemet bazë të gjithë organizmit. Ajo ka funksione të vështira dhe përcaktohet nga mjekësia si organi i vetëm më i madh. Mëlçia prodhon rreth 4000 enzima, gjysma e të cilave është studiuar, ndërkohë që pjesa tjetër janë plotësisht të panjohura. Mëlçia mund të shihet si pastruese e gjakut, duke qenë se në mënyrë të vazhdueshme e pastron atë nga lëndët toksike. Lëngu që prodhon mëlçia me të vërtetë largon një sërë përbërësish kimikë e metalikë të rrezikshëm, si…

Mbipesha dhe obeziteti, më të prekur personat me arsim 8-vjeçar

Mbipesha dhe obeziteti, më të prekur personat me arsim 8-vjeçar

Shkruar ne 04 Qer 2012 ora 6:15pm
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "//connect.facebook.net/sq_SQ/all.js#xfbml=1&appId=314271005302333"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, "script", "facebook-jssdk"));

TIRANË- Personat që janë me arsim tetëvjeçar janë më të prekur nga mbipesha dhe obeziteti se sa ata me arsim të mesëm apo universitar, apo dhe ata pa arsim. Mbipesha dhe obeziteti është një problem madhor për shëndetin publik, e lidhur kryesisht me ndryshimin e stilit të jetesës dhe mungesën e aktivitetit fizik.

Të dhënat nga Studimi Demografik dhe Shëndetësor tregojnë se tek personat e pa arsimuar ose me arsim 4 vjeçar, mbipesha dhe obeziteti është në masën 29,5%, ata me arsim tetëvjeçar 43,9 %, me të mesëm 38,9 % dhe tek personat me arsim universitar, 24,8%.

Specialistët thonë se mbipesha…

Mjekësi, çokollata e zezë parandalon infarktin

Mjekësi, çokollata e zezë parandalon infarktin

Shkruar ne 04 Qer 2012 ora 6:10pm
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "//connect.facebook.net/sq_SQ/all.js#xfbml=1&appId=314271005302333"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, "script", "facebook-jssdk"));

SIDNEI- Një studim australian konfirmoi të mirat e konsumimit të rregullt të çokollatës së zezë për parandalimin e infarkteve.

Ky studim i realizuar nga ”Monash University de Melbourne” me 2 013 australianë dhe publikuar në ”British Medical Journal” ka treguar efekte domethënëse nga çokollata me përqendrim të fortë kakaoje.

Konsumi i përditshëm, për një periudhë 10-vjeçare, i 100 gramë çokollate që përmban të paktën 70 për qind kakao do të mundësonte gjithashtu shmangien e 70 aksidenteve kardiake fatale dhe 15 jo fatale në një popullsi prej 10 000 personash.

“Përfundimet tona theksojnë se çokollata e zezë mund të japë një alternativë ose…

Mbipesha, më të prekura zonat rurale dhe rajoni bregdetar

Mbipesha, më të prekura zonat rurale dhe rajoni bregdetar

Shkruar ne 31 Maj 2012 ora 5:59pm
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "//connect.facebook.net/sq_SQ/all.js#xfbml=1&appId=314271005302333"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, "script", "facebook-jssdk"));

TIRANË- Mbipesha dhe obeziteti, me ndryshimin e stilit të jetesës, mbetet problem madhor për shëndetin publik, ndërkohë që më të prekur zonat rurale dhe rajoni bregdetar.

Sipas të dhënave nga Studimi Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri, bazuar në vendbanimin e popullatës, vihet re që në zonat rurale ka më tepër persona obezë. Të dhënat tregojnë se në zonat urbane mbipesha dhe obeziteti është në masën 38,6 % dhe në ato rurale 39,8 %. (more…)