Opinione

Kërko që të marrësh

Kërko që të marrësh

Shkruar ne 11 Gus 2012 ora 11:29am

Të gjithë të rinjtë sot në Shqipëri duan një punë, një strehë, një vend në shoqëri. Por duhet thënë se disa i duan dhuratë, t’u bien nga qielli ose t`u shfaqen me shkop magjik. I shohim kafeneve gjysmën e ditës, duke lënë t’u shkasë nëpër duar koha, e cila është gjëja më e çmuar. Disa i shohim tek përpiqen të kopjojnë drejtuesit e këtij vendi, duke mësuar teknika mashtrimi për të çarë e arritur diku, ndjekin drejtues politikë nëpër fushata mashtrimesh, me shpresën se do t’u rregullojnë ndonjë punë. Rinia ankohet për punë, shpesh akuzojnë politikën e njëri-tjetrin…

Të rinjtë e shkolluar keq dhe papunësia

Të rinjtë e shkolluar keq dhe papunësia

Shkruar ne 10 Gus 2012 ora 11:23am

Ndonjëherë ëndrrat dhe zhgënjimet gjenden në të njëjtin vend. Përzihen aq keq sa që është thuajse e pamundur të dallosh njërën nga tjetra. Nuk janë më dy anë të së njëjtës monedhë, por dy ngjyra të të njëjtit spektër. E tillë është çdo ditë në Berat. Në qytetin e një-mbi-një dritareve, por që sheh qeverinë t’i mbyllë të gjitha dyert e investimeve. Në destinacionin turistik të mijëra turistëve, por me rrugë nacionale si rroba të vjetra e të grisura.

Paradoksale është çdo ditë në këtë qytet të paçmuar, por të zhvlerësuar e të harruar nga ana e atyre që Beratin…

Femrat nuk duhet të rrinë duarkryq

Femrat nuk duhet të rrinë duarkryq

Shkruar ne 09 Gus 2012 ora 11:18am

Seksi më ‘i dobët’ është një shprehje e fundit. Thuhet o prej atyre femrave që pëlqejnë të jenë përherë të nënshtruara ose nga meshkuj aspak inteligjentë e tepër egoistë për vlerat. Tipat e meshkujve që mendojnë se femra duhet vetëm për riprodhim dhe punët e shtëpisë më kujtojnë antikitetin grek, ku ne modë ishte shumë tërheqja seksuale e meshkujve nga meshkujt, ose autoritare, e kur vinte puna tek femrat i shihnin vetëm sa për shtim të popullsisë, ta marrim kështu si në përgjithësi…

Ja marrim ata qe qeverisin vendin me vite. Keni parë ndonjë femër me post tepër të…

TURIZMI DHE EDUKATA

TURIZMI DHE EDUKATA

Shkruar ne 13 Maj 2012 ora 2:51pm

Po vjen stina e nxehtë, stina e pushimeve dhe, rrjedhimisht e për pasojë të dëshiruar shtetërisht e privatisht, ajo e turizmit. Qeveria synon, premton dhe përpiqet për një shtim të të ardhurave nga turizmi. Detyrat që i dalin përpara, por jo rrallëherë edhe prapa, janë të shumta, disa syresh madje të vështira: sistemimi i ujërave të zeza (që të mos derdhen në det, liqene apo lumenj), pastrimi i mjediseve (ajër, tokë, ujë, peizazh) nga ndotjet e ndryshme, midis të cilave edhe ajo zanore (oh, sa i adhurojmë zhurmat ne, shqiptarët!), edhe ajo plastikore (oh, sa na pëlqen ne…

Rezarta Shkurta: Blendi Fevziu po bën para me emrin e Enver Hoxhës

Rezarta Shkurta: Blendi Fevziu po bën para me emrin e Enver Hoxhës

Shkruar ne 06 Maj 2012 ora 2:48pm

Ka shkaktuar jo pak zhurmë publikimi i do kumenteve dhe pamjeve të panjohura nga jeta e ish-liderit komunist, Enver Hoxha. Pas premierës në kinema, dokumentari i realizuar nga gazetari Blendi Fevziu u shfaq për publikun e gjerë të enjten mbrëma në emisionin “Opinion”.

Dhe me transmetimin e tij filloi edhe loja e statuseve, shumë prej të cilëve i dedikoheshin ‘tiranisë’ së Enver Hoxhës, internimeve, pushkatimeve etj. Një prej personazheve publike që i kishte kushtuar një status ish-liderit komunist Hoxha, ishte edhe prezantuesja Albana Osmani. “Të ligjtë harrohen shpejt…! Kështu dhe ti xhaxhi Enver. Duke ndjekur dokumentarin e Blendit Fevziut….

DREKA E DOKTORATËS

DREKA E DOKTORATËS

Shkruar ne 06 Maj 2012 ora 2:29pm

EDMOND TUPJA

Është bërë tashmë traditë në arsimin tonë të lartë që, ditën kur mbron doktoratën, i sapodoktoruari/a shtron një drekë në një lokal, në mos të klasës, të paktën të klasës së dytë (kuzhinieri, kamerierët dhe pronari i të cilit nuk kanë mbetur kurrë në klasë), për nder të anëtarëve dhe të kryetarit të komisionit. Sigurisht, meqenëse askush nuk rrëzohet në doktoratë, madje, përkundrazi, merr në për-gjithësi vlerësimin “shumë mirë” e lart, pavarësisht se si u është përgjigjur pyetjeve të komisionit, dreka e doktoratës kalon shumë mirë: të gjithë porosisin mezet, gjellët, pijet, ëmbëlsirat e frutat më të mira;…

“SKENARET KUNDËR SHQIPTARËVE, TË KOORDINUARA”

“SKENARET KUNDËR SHQIPTARËVE, TË KOORDINUARA”

Shkruar ne 05 Maj 2012 ora 1:31pm

Kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane (LQSHA), Joe DioGuardi deklaroi se arrestimet e fundit të shqiptarëve në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës janë skenare të koordinuara.

“Tërë aparati shtetëror në Maqedoni dhe Serbi kanë hapur skenarë top sekrete dhe të përpunuara mirë, që kanë për qëllim të komprometojnë tërë shpirtin liridashës të besimit dhe të traditës shqiptare para opinionit ndërkombëtarë. Populli shqiptar nuk është terrorist dhe këtë e thotë me argument tërë rruga historike e popullit tonë me traditë të lashtë evropiane”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA, lobisti i mirënjohur shqiptaro-amerikan Joe Dioguardi. (more…)

ÇFARË DUAN GRATË?

ÇFARË DUAN GRATË?

Shkruar ne 05 Maj 2012 ora 12:58pm

Në një legjendë të vjetër nga ditët e kalorësisë, “djalli i zi “ i dha mbretit Artur për të zgjidhur këtë gjëegjëzë:  “Çfarë duan gratë më shumë? Mbreti duhej t’i përgjigjej pyetjes brenda një viti, ndryshe do ta vrisnin.

 

Mbreti nuk la njeri pa pyetur. Disa thoshin pasurinë. Të tjerë thanë një burrë të mirë. Por më në fund, ai zbuloi të vërtetën që i shpëtoi jetën. Ajo që mësoi mbreti ishte:  Çdo grua dëshiron  diçka ndryshe.

 

Revista “Vogue”, para pak kohësh, bëri të njëjtën pyetje. Përgjigjet pyetje treguan: Një grua kërkon biceps të fortë, shpatulla të gjëra, këmbë të forta, bark…

SOVRANITET SHQIPTARO-GREK NË KANALIN E KORFUZIT

SOVRANITET SHQIPTARO-GREK NË KANALIN E KORFUZIT

Shkruar ne 04 Maj 2012 ora 1:50pm

Shpallja e Marrëveshjes së ujërave si antikushtetuese, ka rihapur temën e demilitimit të kufirit detar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, ku kërkohet një zgjidhje e drejtë dhe e paanshme, që do të kënaqë të dyja palët dhe zgjidhjet e zgjuara në këto rrethana duhen marrë parasysh. Është rasti tipik për të vërtetuar nëse ekziston apo jo një tendencë në mos pozitive, së paku joarmiqësore në marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe të dyja palët kanë një kartë nën mëngë: kthimin e Kanalit të Korfuzit në një kanal shqiptaro-grek, me administrim të përbashkët. (more…)

1 MAJI, STUDENTI NË PROTESTË

1 MAJI, STUDENTI NË PROTESTË

Shkruar ne 25 Pri 2012 ora 3:06pm

1 Maji, si edhe qindra ditët e tjera të vitit, çdo vit po kalon pa lënë asnjë shenjë dhe as që po ia gërvisht sadopak shpinën historisë. Fakti që kjo ditë nuk përbën më asgjë të veçantë vjen prej asaj se çfarë kuptimi kishte kjo ditë, e çfarë kuptimi i japim ne sot. Gjatë regjimit komunist 1 maji shënonte ditën më të rëndësishme të vitit për shqiptarët.

Sipas ideologjisë së atëhershme të gjithë ishin punëtorë e duke qenë të tillë, 1 maji ishte edhe dita e gëzimit, dita e parakalimeve madhështore, dhe dita e festës së madhe për të…