Reportazh

Eliza Dushku: dear Albania!

Eliza Dushku: dear Albania!

Shkruar ne 02 Sht 2012 ora 10:07pm

“E dashur Shqiperi. Gjithnjë kam qënë kurioze për ty dhe jam ndjerë e magjepsur nga misteri rreth teje. Unë jam një shqiptaro-amerikane nga Bostoni. Gjyshërit e mi emigruan në Amerikë në vitet 1920; ata ikën nga kjo jetë përpara se unë të lindja. Babai më ka mësuar që të ndihem krenare për gjakun tim shqiptar dhe tani erdhi koha që unë të zbuloj arsyen e kësaj krenarie”.

Me këto fjalë e nis aktorja Eliza Dushku videon promocionale për një dokumentar mbi Shqipërinë. Ky dokumentar ka të bëjë me vizitën e saj në Shqipëri gjatë vitit të kaluar, se bashku…

Duhani: Ligji që nuk u zbatua asnjëherë

Duhani: Ligji që nuk u zbatua asnjëherë

Shkruar ne 07 Gus 2012 ora 6:04pm

Duke ecur në rrugët e Tiranës, arrin të dallosh shumë lehtë një numër gjithmonë e në rritje të lokaleve. Madje, edhe nëpër rrugica të thjeshta e të “përhumbura” arrin të gjesh më shumë bare sesa hyrje pallatesh. Shumë nga këto lokale i shpëtojnë edhe “syrit” të shtetit duke toleruar brenda ambienteve të tyre jo vetëm të rritur që konsumojnë duhan, por edhe moshën e adoleshentëve. Është ky ndoshta një nga shkaqet kryesore që sot ka një rritje të numrit të duhanpirësve adoleshentë, të cilët thonë se nuk mund ta pinë kafen pa e shoqëruar me një cigare.

Megjithëse ka…

Permalink  |  Taguar me: ,
LIDHJET E VATIKANIT ME MAFIAN ITALIANE?

LIDHJET E VATIKANIT ME MAFIAN ITALIANE?

Shkruar ne 02 Maj 2012 ora 3:45pm

Mediat italiane kanë ngritur akuza të rënda ndaj Vatikanit, ku tregohet për lidhjet e tij me mafien vendase. Një burim nga Shteti i Papës vërtetoi për agjencinë e lajmeve ANSA se Vatikani 22 vjet më parë ra dakord për të varrosur mafiozin famëkeq Enrico de Pedis, në Bazilikën e Shën Apolinarit, pranë papëve dhe kardinalëve  në këmbim të kompensimit prej një miliardë liretave, ose 660 mijë dollarëve.

Mediat shkruajnë sipas burimeve prifti kryesor i Romës, Kardinali Ugo Poletti, në fillim hezitoi të varroste në Vatikan kreun e mafies italiane, por kur u përballë me shumat e mëdha që në fronin e…

70 VJET URREJTJE PËR GJERMANËT

70 VJET URREJTJE PËR GJERMANËT

Shkruar ne 01 Maj 2012 ora 4:29pm

Shtatëdhjetë vjet kanë kaluar qëkur e dashura e Patrick Moore u vra nga një bombë naziste, por gjithë kjo kohë nuk ka mjaftuar për ta zbehur sadopak urrejtjen e tij ndaj gjermanëve.

“I vetmi ushtar gjerman i mirë është një i tillë i vdekur”, thotë 89-vjeçari.  Deklarata e bërë me seriozitetin maksimal mund të duket shokuese për brezin e ri, por Patrick ruan ende një plagë të hapur nga Lufta e Dytë Botërore.

Lorna, infermierja 20-vjeçare që i rrëmbeu zemrën në rini, vdiq në një sulm ajror në Londër në vitin 1943, tri vjet pasi ishin njohur. 89-vjeçari tregon sesi vdekja…

SINDIKATAT SHQIPTARE NË “1 MAJ”, BANKET ME… QOFTE E KIKIRIKA!

SINDIKATAT SHQIPTARE NË “1 MAJ”, BANKET ME… QOFTE E KIKIRIKA!

Shkruar ne 30 Pri 2012 ora 8:32pm

Një drejtues sindikate në Shqipëri më njoftoi dje me mesazh në adresën time se me rastin ditës së “1 Majit”, do të organizonte një aktivitet sindikal. I telefonova drejtuesit sindikalist (siç e quan veten), për më tepër hollësi rreth aktivitetit. Ja biseda e zhvilluar me të:

UNË: – Çfarë do të bëni konkretisht?

KRYESINDIKALISTI: – Aktiviteti do ketë një takim përkujtimor për ditën e “1 Maj”-it dhe për kontributin e sindikatës tonë, si mbrojtëse e punonjësve shqiptarë në këto 20 vite. Do flas unë si kryetar sindikate dhe nja 3-4 miqtë tanë. Kaq!

UNË: – Po tjetër, çfarë tematike keni?

KRYESINDIKALISTI: –…

Nuset e mitura të Kosovës

Nuset e mitura të Kosovës

Shkruar ne 30 Pri 2012 ora 5:47pm

Tradita e martesave të hershme tek komuniteti rom, ashkali dhe egjiptas, (RAE) nuk ka pësuar ndryshime. Vajzat e tyre ende martohen të mitura si nënat dhe gjyshet. Kur fëmijët lindin fëmijë, sfidat janë të mëdha.

Edhe pse sapo kanë kaluar të 40-tat, Gezimi dhe Sulltanja egjiptas, kanë 25 vjet martesë dhe pesë fëmijë. Katër prej tyre i kanë martuar në moshën 15-16 vjeçare ndërsa tashmë janë gjyshër të 7 nipave dhe mbesave. Edhe ata u fejuan sapo morën në dorë Abetaren. Bashkë me shkronjat e para mësuan se të tjerët kishin marrë për ta vendimin më të rëndësishëm në jetë….

Në Venecia 4000 dokumente për shqiptarët

Në Venecia 4000 dokumente për shqiptarët

Shkruar ne 28 Pri 2012 ora 4:58pm

Ka shkuar për të kryer një studim të shkurtër dhe ka zbuluar një thesar të tërë. Është rasti i historianit të njohur Pëllumb Xhufi, i cili pas dy muaj qëndrimi në Venecia, ka ardhur prej andej me materiale shumta (rreth 4000 mijë), të cilat hedhin dritë mbi periudhën pas pushtimit osman në vendin tonë. Ja si shprehet zoti Xhufi rreth këtij zbulimi, i cili pritet të ribëjë shumë nga tezat e historiografisë zyrtare, rreth kësaj periudhe kohore (more…)
Ulqini merr pjesë në Panairin e turizmit – Tirane 2012

Ulqini merr pjesë në Panairin e turizmit – Tirane 2012

Shkruar ne 28 Pri 2012 ora 2:42pm

Mbi 100 operatorë turistikë nga të gjitha trevat shqiptare janë mbledhur në Tiranë në panairin “Shqipëria turistike 2012″.

Nga data 25 prill 2012 në Pallatin e Kongreseve në Tirane është hapur panairi i turizmit “Shqipëria turistike 2012″. Panairi u organizua në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë nga “Albexpo Group” në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Turizmit (ATA), Agjencinë Kombëtare të Turizmit, Shoqatën e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) dhe me mbështetje të USAID- Albania. Në këtë panair moren pjesë mbi 100 operatorë turistikë nga të gjitha trevat shqiptare për të promovuar ofertat dhe sherbimet e tyre turistike.

Xhaudet Cakuli, nënkryetar i Komunës së Ulqinit, tha se këto iniciativa do…

FESTA E HIPOKRIZISË

FESTA E HIPOKRIZISË

Shkruar ne 28 Pri 2012 ora 1:56pm

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NE FOTO: Nga e majta: Peshkopi, Stefan Lasko, Lemi Kokalari, Fan Noli, Vasil Germenji (nipi i Themistokli Germenji) (more…)

SI SHITEN PRODUKTET E VJEDHURA NË TIRANË?

SI SHITEN PRODUKTET E VJEDHURA NË TIRANË?

Shkruar ne 23 Pri 2012 ora 2:30pm

“Dollari” po kthehet jo vetëm në strofkën më të njohur të informalitetit në kryeqytet, por edhe në strofkën e “teknologjisë së vjedhur”. Të duhen celularë të tipave të fundit, laptop me parametrat e fundit? Atëherë mund t’i gjesh shumë shpejt tek “dollari”. Madje edhe me një çmim të lirë. Sa cilësorë dhe nga kanë ardhur ato? Janë pyetje të cilat në këtë zonë humbasin disi kuptimin. Kjo për faktin se përgjithësisht “klientët” e kësaj zone janë në dijeni që pjesa më e madhe e produkteve janë të vjedhura dhe pjesa tjetër nuk janë cilësore. “Në këtë treg mund…