Ligji i ri, qiraxhiu bashkëpronar.

Nga Dinejda
Shkruar ne 22 Mar 2012 ora 7:09pm

Kalon ligji për hipotekat, procedurat dhe kriteret për regjistrimin

Kontratat: Qiramarësi përfshihet në çertifikatën e pronësisë

Në rast se dëshironi të jepni shtëpinë, ose biznesin me qira për një periudhë kohore më shumë se 9 vjet, atëherë duhet të merrni parasysh që qiraxhiu juaj do të bëhet dhe bashkëpronari juaj, dhe emri i tij do ti shtohet çertifikatës së pronësisë. Të paktën kështu thuhet në ligjin e ri për ZRPP-të, i cili u miratua dje në kuvend. Ashtu si në mbledhjen e tri ditëve më parë në Komisionin e Ligjeve, opozita dha konsensusin e saj duke miratuar propozimet e Ministrisë së Drejtësisë për ligjin në fjalë 

Me ligjin e ri tashmë të gjitha kontratat e qirave me një afat kohor më të gjatë se 1 vit do të regjistrohen në Hipotekë. Në rastet kur objekti jepet me qira për një periudhë kohore më të gjatë se 9 vjet, kjo do të bëhet duke kryer ndryshime në Certifikatën e Pasurisë së Paluajtshme. Në ëdo rast, dhënien me qira të një apartamenti, magazine, zyre, etj., noteri do të jetë i detyruar që të bëjë edhe ndryshime në Certifikatën e Pronësisë. Në të, krahas emrit të pronarit do të shënohet edhe fakti se ajo është lëshuar me qira. Madje, në rastet kur nuk jepet e gjitha prona por një pjesë e saj me qira, parashikohet hapja e një kartele të re të pasurisë posaçërisht për atë pjesë duke shënuar edhe të dhënat e mësipërme. Ky ligj synon të rregullojë veprimtarinë e hipotekave, ku qytetarëve dhe bizneseve do t’u ofrohet një shërbim më i mirë nga zyra e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme (ZRPP), duke shkurtuar në radhë të parë kohën që qytetarëve shqiptarë u duhet për të marrë një shërbim. Regjistri i pronave, sipas ndryshimeve të reja, do të jetë edhe në formë elektronike. Krahas punonjësve të hipotekave në të do të kenë leje të hyjnë edhe bankat apo noterët.

Bankat

Në rastin e bankave, ato do të kenë mundësi të verifikojnë pasurinë e klientëve vetëm nëpërmjet një kodi të veëantë që do t’u jepet nga zyra e përgjithshme e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për të hyrë në sistem. Personat që do të futen duhet të jenë të besueshëm.

Në bazë të ndryshimeve të reja personat që do të aplikojnë për titullin e pronësisë do të marrin hipotekën brenda muajit nga data e aplikimit.

Konflikti për pasurinë

Në nenin 38, i cili u jep zgjidhje pronave ku ka më shumë se një pronarë, parashikohet: “Nëse ka raste të pronësisë nga shumë pronarë, i pari bën regjistrimin dhe askush s’ka të drejtë më të bëjë regjistrim. Nëse do të bëhet regjistrimi, atëherë pronari duhet të paraqesë në ZRPP dokumentet e rregullta, që dëshmojnë vlefshmërinë e pronës që do të pronësojë. Nëse ZRPP-ja konstaton se një pjesë e pronës ka probleme në dokumentacion, atëherë e kthen mbrapsht regjistruesin, duke i thënë pronarit të zgjidhë ëështjen problematike në Gjykatë dhe më pas të rikthehet në ZRPP për të bërë regjistrimin përfundimtar.”

Garancitë e ZRPP-së

Sipas ligjit të ri për hipotekat, për lëshimin e certifikatave të pasurive të paluajtshme, qirave, kopjeve të vërtetuara, kontrolleve, formularëve të shtypur, informacioneve mbi gjendjen juridike të pasurive si dhe për shërbime të tjera të ofruara nga ZRPP-ja bazuar në të dhënat e administruara në regjistrin e pasurive të paluajtshme në letër dhe/ose formë elektronike, paguhen tarifa dhe kamatëvonesa. Për sa i përket garantimit të informacionit, zyra e regjistrimit të pasurive garanton informacionin pas përfundimit të regjistrimit fillestar lidhur me të drejtën e pronësisë dhe të drejtat reale të regjistruara etj.

Ndërtuesit

Ëdo ndërtues që do të marrë një leje ndërtimi pranë Bashkisë do të jetë i detyruar ta regjistrojë atë pranë ZRPP-së. Neni 48 i ligjit saktëson se kjo do të bëhet për të ndihmuar si në aspektin e kreditimit të investitorit, ashtu dhe në shmangien e mosmarrëveshjeve që mund të lindin më vonë mes shitësit dhe blerësit.

Banesat e ’91-shit

Ligji u jep mundësi qytetarëve t’i privatizojnë të gjitha ndërtesat e ngritura me leje ndërtimi të rregullta në një sipërfaqe prej 200 metra katrorë, sië përcaktojnë ligjet e kohës gjatë periudhës së para vitit ‘91 e deri në kohën kur u krijua Agjencia e Privatizimit, pasi janë ndërtime të ligjshme, por nuk u është dhënë toka në pronësi.

Përfituesit

Me këtë ligj numërohen 13 mijë e 700 persona që pritet të privatizojnë pronat e tyre, që janë më shumë se 28 mijë hektarë tokë në total. Dhe ndryshimi ligjor përcakton faktin se “nëse kjo realizohet brenda 30 ditëve, i interesuari përfiton një ulje në masën 20 për qind të vlerës së pagesës së truallit”.

Certifikatat

Pas regjistrimit nga ana e ZRPP-së shpërndahen certifikata të përkohshme për të gjithë aktorët e përfshirë në privatizim, duke filluar nga investitori deri te qytetarët me të cilët ndërtuesi ka lidhur aktet noteriale. Këto dokumente që shpërndahen me afat të përkohshëm mbeten në fuqi derisa të bëhet regjistrimi përfundimtar.

Etapat që do ndiqen për nxjerrjen e hipotekës së objektit

1. Bashkia/komuna regjistron lejen e ndërtimit në hipotekë.

2. Në rastet e kontratave për blerje në gropë apo kur nuk kanë mbaruar punimet ato regjistrohen në një regjistër të veëantë pranë hipotekave për t’u përdorur për regjistrimin përfundimtar.

3. Kur mbaron karabinaja, investitori kërkon regjistrimin e saj të përkohshëm në regjistrat e pasurive të paluajtshme duke kryer lidhjen me truallin, në të cilin po kryhet ndërtimi dhe është i vlefshëm deri në përfundimin e objektit, për efekt të kreditimit të investitorit ose regjistrimit të kontratave paraprake.

4. Kontratat e shitjes në këtë moment regjistrohen në hipotekë dhe blerësit pajisen me certifikata të përkohshme pronësie.

5. Pas përfundimit të punimeve investitori kërkon regjistrimin përfundimtar të ndërtesës në hipotekë.

6. Bëhet kontrolli i sigurisë fizike të ndërtesës dhe lëshohet leja e shfrytëzimit.

7. Qytetarët kanë mundësi që të aplikojnë veëmas për marrjen e certifikatës së pronësisë së përhershme për apartamentet e blera.