Lind Inva Mula, sjellë në jetë Ninën

Nga Dorjan
Shkruar ne 30 Pri 2012 ora 5:13pm

Në spitalin ku ka lindur edhe gruaja e presidentit frances Nikolla Sarkozy, ka lindur sot paradite sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula.

Vajza e vogël e Inves dhe e biznesmenit kosovar Hetem Ramadani mësohet se është pagëzuar me emrin Nina, emër ky i nënës se Inves – Nina Mula e cila pak muaj më parë ka ndrruar jetë.

Inva dhe vajza e vogël Nina, mësohet se janë mirë me shëndet, ndërsa bashkëshorti i sopranos, biznesmeni Ramadani thuhet se ka qenë shumë i lumtur dhe i emocionuar për ardhjen në jetë të vajzes së tyre.

Inva Mula, është soprano me renome botërore.