Lokali i çuditshëm në Vienë.

Nga Dinejda
Shkruar ne 10 Maj 2012 ora 2:40pm

Një kafe dhe një mace ju lutem! Sepse tani është krijuar mundësia që të pish një kafe dhe në të njëjtën kohë të ledhatosh apo të luash me një mace. Kjo mund të bëhet në një lokal të Vienës, që është hapur së fundmi dhe që mban emrin “Neko Caffe”.

Lokali është hapur me iniciativë të Alexander Thuer dhe bashkëshortes së tij japoneze Takako Ishimitsu dhe “neko” do të thotë “mace” në japonisht.

Protagonistë të padiskutueshëm të lokalit janë pesë mace të marra nga një qendër strehimi kafshësh në Vjenë dhe që janë gati të tërheqin vëmendjen e klientëve, që kanë qenë rreth 50 që nga hapja e kafenesë.

Ato mbajnë emrat Sonja, Thomas, Moritz, Luca dhe Momo. Rregulla e vetme e rreptë e lokalit është se macet nuk kanë akses tek kuzhina dhe natyrisht nuk mund t`u afrohen piatancave që u shërbehen klientëve.