“Love” fiton Palmën e Artë

Nga Dinejda
Shkruar ne 28 Maj 2012 ora 11:02am

KANË- Filmi “Love” i regjisorit austriak, Mihael Haneke, ka fituar Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë. Filmi, i cili flet për historinë e një burri të përkushtuar ndaj gruas së tij në prag të vdekjes, ka mundur 21 filma të tjerë në garë.

Vendin e dytë e ka siguruar “Reality” – film satirë i regjisorit italian, Mateo Garone – ndërsa në pozitën e tretë është renditur komedia “The Angels” nga Ken Loh.

Çmimi për aktorin më të mirë mashkull i ka takuar aktorit danez, Mads Milesen, për rolin në “The Hunt”, kurse çmimin e aktores më të mirë femër e kanë ndarë Kristina Flutur dhe Kosmina Straten për rolet në filmin “Beyond the Hills”. 

Kana sivjet ka shënuar edicionin e 65-të të filmit.” Festivali është hapur më 16 maj