Lumi Vjosë po shkatërrohet.

Nga Dinejda
Shkruar ne 25 Pri 2012 ora 8:07pm

Në 80 për qind të gjatësisë së tij, lumi Vjosa është ndotur nga ujërat e zeza dhe mbetjet urbane që hidhen në të.

Ky lumë përshkron 192 kilometra në territorin shqiptar dhe rrit nivelet e ndotjes sapo hyn në Shqipëri. Në 80 kilometrat e ketij lumi ne Greqi jane disa nga parqet natyrore me te njohura ne kete vend. Ndotja ka ndryshuar ekosistemin duke sjelle si pasoje me te dukshme, shfarrosjen e rrapit lumor.

“Po merren masa për pika grumbullimi fikse për këto mbetje që dëmtojnë sidomos faunën ujore”, thotë Lavdi Hasani, biolog.

Për gjatë gjithë luginës deri në grykëderdhje janë të vendosura më shumë se 40 komuna dhe bashki që rezultojnë edhe ndotësit kryesorë të luginës. Ndërkaq Agjensitë Rajonale te Mjedisit kanë gjobitur disa komuna që derdhin mbeturinat e tyre në lumë, por kjo nuk po e ndryshon cilësinë e ujërave.

Përveç ndotjes, përgjatë gjithë luginës së Vjosës shpyllëzimi masiv, tharja e rrapit lumor dhe gjuetia e paligjshme po çon drejt degradimit një prej pasurive më të rëndësishme ujore të Shqipërisë.