Lushnje, autoboti i naftës, përplaset me murin ndarës të autostradës

Nga Dinejda
Shkruar ne 10 Maj 2012 ora 12:00pm

LUSHNJE- Një autobot nafte është aksidentuar orët e para të mëngjesit, në aksin Lushnje- Rrogozhinë, duke bllokuar trafikun për disa minuta. Mësohet se autoboti me targë LE 8675 A, është përplasur me murin mbrojtes të autostrades, në vendin e quajtur Collaku, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.

Ndërkaq, policia e mbërritur në vendin e ngjarjes, ka devijuar trafikun për disa minuta në një rrugë dytësore. Në momentin e aksidentit, fatmirësisht autoboti nuk ka qënë i furnizuar me naftë, c’ka do ti jepte përmasa më tragjike aksidentit. Ndërkohë, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur pastrimin e rrugës, nga mbetjet e derdhura nga autoboti, për të shmangur të tjera aksidente të mundeshme në këtë aks.