Lushnje, sekuestrohen 3 kg heroinë, prangosen autorët.

Nga Dinejda
Shkruar ne 23 Maj 2012 ora 11:20am

LUSHNJE- Pas një hetimi disa mujor, Policia e qarkut të Fierit ka vënë në pranga dy vëllezër, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 kg lëndë narkotike, e dyshuar heroinë, si dhe një armë e disa municione luftarake.

Burime zyrtare nga Policia e qarkut bënë të ditur se në pranga janë vënë Qamil dhe Genci Shurdha, nga qyteti i Lushnjes, përkatësisht 47 dhe 37 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën 3 kg lëndë narkotike, e dyshuar heroinë, 6 ndezës granate, një automatik si dhe dy krehëra me nga 45 fishekë. 

Materialet hetimore në ngarkim të vëllezërve Shurdha i kaluan Prokurorisë së Rrethit, për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” si dhe “armëmbajtjes pa leje”.