Lushnje, vidhet një pjesë e hekurudhës Vlorë-Tiranë

Nga Dorjan
Shkruar ne 23 Mar 2012 ora 2:59pm

LUSHNJE- Treni i pasagjerëve të linjës Vlorë-Tirane ka mbetur i bllokuar në vendin e quajtur Zham në Lushnje, për shkak të vjedhjes së një pjesë të konsiderueshme të suporteve metalike të hekurudhës në këtë zonë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa treni i kësaj linje ka arritur të ndalojë në kohë, duke shmangur një incident të mundshëm. Sipas policisë, gjatë natës janë vjedhur 320 copë suporte metalike, në një gjatësi rreth 600 metra të kësaj hekurudhe.

Aktualisht pritet ndërhyrja e punonjësve të hekurudhës, për të mundesuar vijimin e udhëtimit të trenit të pasagjerëve Vlorë-Tiranë.