Lushnje, vrau ish-të dashurën dhe rivalin, helmohet me fotoksinë

Nga Dinejda
Shkruar ne 18 Maj 2012 ora 12:09pm

LUSHNJE- Fund tragjik për autorin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur pak ditë më parë në një lokal në Toshkëz të Lushnjes. Erjon Cjapi, 32-vjecari që vrau mbrëmjen e 12 majit ish-të dashurën e tij dhe një të ri 24-vjecar, ka konsumuar fotoksinë në momentin që është arrestuar nga blutë e qytetit të Lushnjes.

Sipas policisë, ai ka konsumuar fotoksinë për mos të rënë në praga. Policia e arrestoi atë mbrëmjen e djeshme, rreth orës 03:30 në fshatin Zhelizhan të Lushnjes, ndërkohë që pak më vonë mësohet se 32-vjecari ndërroi jetë në spital.

VRASJA
Erjon Cjapi qëlloi për vdekje mbrëmjen e 12 majit 27-vjecaren Rajmonda Sota me 3 plumba, me të cilën kishte pasur një lidhje dashurie si dhe “rivalin” e tij, 24-vjecarin Marsel Cani. Mbi 24-vjecarin Cjapi derdhi plot 5 plumba edhe pse ai fillimisht mundi të mbijetojë dhe rrëfeu në spital krimin e Cjapit.

Policia sqaron se 32-vjecari nuk e ka “kapërdirë” dot lidhjen e 27-vjecares, nënë e dy fëmijëve, me një mashkull tjetër, duke ndërmarrë kështu edhe krimin e rëndë. Ai është shpallur në kërkim që nga ajo ditë.