Makina përplas bicikletën, vdes polici i burgut të Peqinit

Nga Dorjan
Shkruar ne 18 Mar 2012 ora 11:39pm

ELBASAN-Një efektiv policie është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e së dielës në Elbasan, ndërsa policia ka shoqëruar autorin e aksidentit.

Ngjarja ndodhi pranë fshatit Hajdarëm teksa polici i burgut të Peqinit, Besim Baha, 43 vjec po udhëtonte me bicikletë drejt banesës së tij. Ka qenë ky momenti kur një automjet e ka goditur bicikletën e efektivit duke e përplasur 43-vjecarin dhe hedhur disa metra tutje.

Policia në vendgjarje pohon se efektivi Baha ka humbur jetën nga plagët e marra. Në polici është shoqëruar drejtuesi i automjetit, Roland Bajrami.
Po hetohen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.