MAKINA PËRPLAS PËR VDEKJE KËMBËSORIN TE ZOGU I ZI

Nga Dorjan
Shkruar ne 15 Pri 2012 ora 5:27pm

Një kalimtar është përplasur për vdekje nga një automjet pasditen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Zogut të Zi, në zonën e Laprakës. Sipas informacioneve të para, kalimtari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, kur është përplasur nga një automjet.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën lëvizte mjeti.