Makina që po cmend yjet e Hollywoodit

Nga Dorjan
Shkruar ne 13 Maj 2012 ora 2:39pm

HOLLYWOOD- Duket që në Hollywood po mbizotëron një trend i ri makinash. Së pari Kim Kardashian na informoi nëpërmjet Twitterit që kunati i saj, Scott Disick ka një “makine” të re, dhe padyshim duket se e njëjta i pëlqen edhe të riut Justin Bieber.

Besoni apo jo, bëhet fjalë për makinën prej kromi, e cila duket – si një pasqyrë! Audi R8 e Scottit kushton rreth 180 mijë funte, ndërsa Bieber nuk ka zbuluar çmimin e mikut të ri me katër rrota.

Ylli i ri e ka marrë modelin sportiv Fisker Karma. Duket se të famshmit nuk duan të shëtisin pa u vënë re. Mediat amerikane raportojnë se edhe e dashura e Justin Bieber, Selena Gomez pritet që shumë shpejt të bëhet pronare e një automobili të tillë.