Malarja, një farmaceutik i ri bllokon parazitin e rrezikshëm

Nga Dorjan
Shkruar ne 04 Pri 2012 ora 2:34pm

Prodhohet një farmaceutik eksperimental i ri kundër malaries: përbërja e re bllokon rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të parazitit të malaries duke i bllokuar atij prodhimin e disa proteinave të domosdoshme për rritjen në brendësi të qelizave të kuqe të gjakut.

Ky ilaç i ri funksionon edhe kundër parazitëve të tjerë të së njëjtës familje. Zbulimi u bë publik në gazetën shkencore Proceedings of the National Academy of Sciences.

Sidney Altman dhe Choukri Ben Mamoun,dy shkencëtarët, që arritën të prodhonin farmaceutikun e ri u vlerësuan me çmimin Nobel për kiminë.

Altman dhe Choukri janë dy ndër profesorët më në zë në Yale School of Medicine në New Haven.