Malësori malok që as dhe një ind malësori nuk i ka mbetur

Nga Reporter
Shkruar ne 20 May 2011 ora 10:17am

Jam shume i vjeter dhe i kam kaluar nja 4 regjime, po tani ne regjimin e Berishes i erdhi puna qe me vjen per te vjelle me majmunlleqet e politikaneve qe ua kane kaluar majmuneve. Ore, jane bere kaq te neveritshem, sa me vjen turp edhe nga vetja qe jam dhe une shqiptar.

A thua vertet eshte dheu i nemur? Apo do vene ne pikepyetje nese na ka mbetur sadopak gjak shqiptari?

Me duket se u be uje i ndenjur qe bie ere bataku dhe gjaku zeher yni nga deshperimi i marrokeve qe polli ky dhe! Unë nuk mendoj se jemi komb i sëmurë, por jemi të namatisur, siç thonë nga ana jonë për ata që i ka zënë nëma e zezë e servilizmiot, e bjerrjes së çdo krenarie dhe vetëvlerësimi. Nuk jam me Ramën, Ruçin etj që të shkojë populli në përleshje, se do të zgërdhiheshin hasmit e vjetër serbë e grekë e…Nuk jam me Ramën që ma mban atë dorën në zemër për të falenderuar të jashtmit e mëdhenj: burracakëri për hir të karriges, sepse për mua ai Arvizu është një allosoj njeriu që = cameleon.

Për Zotin, dora në zemër do vënë për ata që ia dhanë votën edhe pse trumbeton vetë se “nuk është politikan”. Po ç’është atëhere? Mos vallë është një kolltukoman dhe një megalloman që i është bymyer koka nga hashashi dhe paret? Këtë e them unë që ia dhashë votën. Epo kujt t’ia jepja? Mos vallë atij kollovarit të Salës, Lul Kukullës që i mblodhi tërë dibranët në Tiranë për t’i dhënë votat , ndërsa në emission në TV tha se jam kosovar? Pika që s’i ra dhe mirë bëri , se do të ndjehesha i turpëruar…

Vetëm profesorja Flora ia përplasi, prandaj shkruajta: … 18. Dallon burri nga një femër, po burra tamam pak kemi: Kryeqytetarja ka një emër Profesore Flora Hanelli! 19. Gjelit, Lulit të Salës, i tha Me një zë si bubullimë: “Jeni vrasës e maskara, latë 4 palë jetimë!”

Kriminelët si Sala, si Mediu, si Basha me sorollop eduan epitetin saktë si profesorja trime! Pse? Besoj se nuk do mend e kalem që Berisha në Europë do të studiohet nga sociologët e psikiatrit si fenomen unik dhe i pashoq për shekullin e ri.

Dje dhe sot kam thënë:” Rahmet i gjetë shpirti Namik Hotit për thënien lapidare të tij për Salë Vuçidolin, për malësorin malok që as dhe një ind malësori nuk i ka mbetur. Prandaj dhe po e mbyll : ………………… 20. Ja si bëhet protesta, Ja si thuhet e vërteta: Burrecët i zëntë harresa! Profesores: ”Tungjatjeta!”

Nga: Zani Burimi