Maqedoni, mediat: Në kufirin me Kosovën ka grupe të armatosura

Nga Dinejda
Shkruar ne 24 Pri 2012 ora 10:07am

SHKUP- Në titullin “Maqedonia në kazanin kosovar” e përditshmja maqedonase ‘Fokus’ e ditës së Martë shkruan se në rajonin e Likovës dhe përgjatë kufirit Maqedoni-Kosovë ka grupe të uniformuara dhe të armatosura. Këto grupe të uniformuara sipas gazetës i kanë parë edhe policia dhe me këtë janë të njohur instancat më të larta të Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton shkrimin portali Shqipmedia. 

‘Fokus’ ka kontaktuar ish-ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë Pavle Trajanov i cili për gazetën në fjalë ka thënë se sipas informatave që ka ai, përgatitet destabilizimi i Kosovës pasi përgatitet marrja me forcë e Veriut të Mitrovicës. Bëhet fjalë për një operacion të gjerë që përfshin në plan edhe destabilizimin e Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës me të cilën do të tentohet të tërhiqet vëmendja e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Jo rastësisht NATO ka kërkuar trupa shtesë në Kosovë, ka thënë për gazetën Trajanov.

Ndryshe dje në artikullin e tij të përjavshëm gazetari i “Vecer” Dragan Pavllovic-Llatas i cili njihet si mik i ngushtë i kryeminstit Gruevski për vrasjen e 5 maqedonasve para disa javësh në Shkup drejtoi gishtin ka kosovarët.