Maqedoni-Organizata Kristiane djeg flamurin shqiptar

 Në Maqedoni, Organizata e njohur si “Organizata Kristiane” (Hristianska Organizacija) ka shfaqur publikisht një video duke djegur flamurin shqiptar, shoqëruar me thirrje raciste antishqiptare. Videoja e publikuar nxjerrë në sfond persona të maskuar që nën përcjelljen e këngës djegin flamurin shqiptar. Ata bëjnë thirrje për bashkimin e krishterëve kundër shqiptarëve për zhdukjen e tyre. Gjatë tërë videos së publikuar vijojnë titra në gjuhën angleze për të kuptuar mesazhin e tyre. Lidhur me shfaqjen e kësaj videoje sot priten reagimet dhe komentet e institucioneve përgjegjëse shtetërore në Maqedoni.  

Cfare mendoni per kete video?