Mark Gjonaj fiton garen per asamblene New York 2012

Nga Reporter
Shkruar ne 14 Sht 2012 ora 1:18pm

Mark GjonajMark Gjonaj sapo ka fituar në zgjedhjet lokale në Nju Jork si anëtar i asamblesë së qytetit. Ai udhëhoqi gjithë garën përballë rivales së tij Naomi Rivera dhe fitoi me rezultatin 47.5% kunder 44.4% të kundështares.

Shqiptarët e Nju Jorkut u treguan të disiplinuar dhe shumë të organizuar në procesin e votimit duke bërë të mundur fitoren e shqiptarit të parë si përfaqësues i tyre në asamble.

Lufta politike u organizua në mënyrë delikate dhe me jo pak peripecira, duke patur shkëmbime batutash për strategjitë e ndjekura nga dy rivalët. Megjithatë, komuniteti shqiptar prej 60 mijë shqiptaro-amerikanësh duket se ka ndikuar ndjeshëm rezultatin këtë herë për favoritin e saj.

Urimet tona dhe suksese në këtë sfidë të re z. Mark Gjonaj.