Marrëveshja, policë nga Maqedonia në bregdetin shqiptar

Nga Dorjan
Shkruar ne 19 Mar 2012 ora 5:24pm

Shkup- Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, së shpejti do të nënshkruajë marrëveshje për bashkëpunim ndërpolicor me Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë, bëri të ditur zëvendësministri Xhelal Bajrami i cili tha se policë nga Maqedonia gjatë muajve të verës do të shkojnë në bregdetin shqiptar.

“Marrëveshja për bashkëpunim nënkupton këmbimin e forcave policore gjate sezonit turistik. Ju e dini se një numër i madh i qytetareve shqiptare pushimet verore i kalojnë ne bregdetin shqiptar dhe vendosëm që gjate asaj periudhe te ketë forca policore gjegjësisht oficer nga vendi në Republikën e Shqipërisë. Kjo në një farë mënyre do të jetë një lloj suporti për te gjithë ata qytetarë tanë qe vendosin te kalojnë pushimet verore ne Shqipëri”, tha ai duke shtuar se ky lloj i kontratave do te nënshkruhet edhe me vendet tjera te rajonit ku do te vlerësohet se qytetaret tanë i kalojnë pushimet verore.Me këto marrëveshje, theksoi Bajrami do të anashkalohen deklaratat e gabuara se MPB-ja po i favorizon disa shtete dhe po i anashkalon disa te tjera.“Në të kaluarën u be një bujë e madhe se Maqedonia favorizon një prej shteteve fqinje dhe po bën kontrata te mundshme me shtetin e Serbisë, ndërsa jo me shtete tjera dhe për t’i përgënjeshtruar te gjitha ato zëra që u paraqiten dhe te gjithë ata analistë dhe opinionistë të cilët jepnin vlerësime shumë te gabuara për mendimin tim. Ja tani është koha qe te binden se nuk është ashtu dhe se nuk favorizohet një shtet fqinj i Maqedonisë, por kontratat e tilla bëhen edhe me shtetet tjera , bëhen edhe me shtetin Shqipërisë edhe me shtetin e Kosovës e kështu me radhe”, deklaroi zëvedësministri i BrendshëmSipas Bajramit ky do të jete një hap shumë i mire dhe ashtu do te pranohet nga qytetaret tanë për arsye se gjate qëndrimit të tyre ne Shqipëri do te kenë mundësi t’i drejtohen edhe policisë së Maqedonisë që do të jetë prezent në bregdetin shqiptar.