Masa të rrepta të Gardës para Kuvendit, kontroll deputetëve me qen

Nga Dorjan
Shkruar ne 12 Pri 2012 ora 3:23pm

Si rrallë herë gjatë këtyre viteve të fundit, Garda e Republikës ka marrë masa të rrepta para seancës së sotme plenare, duke kontrolluar çdo makinë me qen. Kjo është pohuar nga deputeti socialist, Taulant Balla, që u shpreh i habitur, pasi nuk i ka ndodhur asnjëherë që prej kohës kur është bërë deputet.

“Masa të rrepta kontrolli sot nga Garda e Republikës për të gjitha automjetet, dhe jo vetëm, dhe ata që hyjnë në oborrin e ndërtesës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Prej kaq vitesh në Kuvendin e Shqipërisë nuk më kishte rënë rasti që të shikoja kontroll me qen dhe masa kaq të rrepta sigurie. Nuk e di çfarë halli ka sot Xhozefina që i paska kërkuar Gardës marrjen e masave të këtij niveli. Punonjësi i Gardës bashkë me qenin kontrollojnë në mënyrë të rreptë çdo makinë të televizioneve që do të marrin pjesë në seancë”, thotë Balla.