Masakrohet shoferi i kompanisë së basteve

Nga Dorjan
Shkruar ne 19 Mar 2012 ora 2:56pm

Shtohen rastet kur grindje të çastit që lindin nga fërkimet me makina bëhen shkak për ngjarje të rënda kriminale. Vetëm 3 ditë nga plagosja e shefit të sigurisë së burgut të Fushë-Krujës, Albert Kryemadhi, në Tiranë, i cili dyshohet të jetë qëlluar për shkak të një grindjeje të tillë në afërsi të rrugës “Irfan Tomini”, në në njëjtën zonë gjendet i masakruar me grushta dhe sende të forta Artur Skënderaj, 41 vjeç, shofer i një komanie bastesh sportive.

Gjendja e 41-vjeçarit është rënduar së tepërmi si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga plagët e rënda dhe mjekët nuk jepnin siguri të plota për jetën e tij.

Dy komisariate, numër 6 dhe numër 2, si dhe skuadra e zbulimit të krimeve ndaj jetës dhe shëndetit kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Burimet thanë se ngjarja ka për motiv një grindje banale për shkak të fërkimit të mjeteve që ka nisur në Kombinat dhe ka vijuar pastaj gjatë të gjithë rrugës “Irfan Tomini”.