Mat, makina përfundon në greminë, plagosen 4 persona

Nga Dorjan
Shkruar ne 25 Mar 2012 ora 9:28pm

MAT – Një aksident i rëndë automobilistik, me pasojë plagosjen e 4 personave, është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkopet.

Burime nga policia bëjnë të ditur se një automjet tip Benz me targa të Dibrës ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një greminë rreth 100 metra.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur nxjerrjen e 4 personave nga automjeti dhe dërgimin e tyre në spital. Identiteti i të plagosurve nuk bëhet i ditur.

Sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e rëndë.

Mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit të rëndë, por paraprakisht dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit.