Matura 2012, nis përzgjedhja e pyetjeve të letërsisë

Nga Dinejda
Shkruar ne 28 Maj 2012 ora 11:00am

TIRANE- Rreth 26 mësues janë ngarkuar për përzgjedhjen e pyetjeve të provimit të letërsisë në shkollat e mesme, i cili do të zhvillohet në datën 2 qershor. Përzgjedhja do të bëhet nga rreth 6000 pyetje të hartuara paraprakisht, ndërkohë që në provim do të marrin pjesë 42 mijë maturantë.

Me përzgjedhjen e pyetjeve për maturën shtetërore menjëherë do të do të nisë shpërndarja e testeve dhe bazës materiale në shkollat e mesme. Testi për provimet me detyrim do të vlerësohet me 50 pikë, ndërsa për ato me zgjedhje me 40 pikë.

Pas përfundimit të provimeve të maturës, gjithë nxënësit që duan të vazhdojnë studimet e larta duhet të bëjnë plotësimin e formularit A2. Viti 2012 është i pari që nxjerr maturantë me sistemin e ri të shkollës së mesme, që zgjat 3 nga 4 vjet që ka qenë.