MATURA, 4000 NXËNËS DO JAPIN 3 LËNDË ME ZGJEDHJE

Nga Dorjan
Shkruar ne 08 Maj 2012 ora 1:55pm

Provimeve u nënshtrohen në tetor më shumë se 20 mijë maturantë.

AKP: Pikët për në universitet llogariten me formulën e dytë.

Rreth 4000 maturantë që kanë plotësuar formularin A1, kanë zgjedhur 3 lëndë me zgjedhje. Mundësinë që u jepet për herë të parë gjimnazistëve, sipas Agjencisë Kombë-tare të Provimeve, e kanë shfrytëzuar rreth 1/6 e tyre në të gjitha shkollat e mesme të vendit.
Rreth 4000 maturantë që kanë plotësuar formularin A1, kanë zgjedhur 3 lëndë me zgjedhje. Mundësinë që u jepet për herë të parë gjimnazistëve, sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve e ka shfrytëzuar rreth 1/6 e tyre në të gjithë shkollat e mesme të vendit. Drejtuesit e saj thanë për gazetën se pjesa e mbetur nga rreth 20 mijë maturantët do t’i nënshtrohen testimit vetëm për 2 lëndë. Këtij grupi i shtohen edhe ata të cilët kanë përfunduar vitet e shkuara shkollën e mesme dhe duan të rihapin këto provime. Në vartësi të tyre dhe komponentëve të tjerë, do të llogariten pikët me të cilat një kandidat do të garojë për në universitet. Ndryshimi i kurrikulave ka bërë që ky brez të mos ketë në dispozicion formulën standarde të përdorur 6 vitet e shkuara për llogaritjen e pikëve. Do të jenë dy të tilla. Matura e këtij viti përfundon shkollën e mesme me një grup lëndësh që përfshin kurrikulën bërthamë dhe atë me zgjedhje. Pasi të japin të gjithë provimet, ata do të plotësojnë formularin A2, me anë të së cilit do të zgjedhin 10 degët e preferuara të universitetit. Sipas MASH, përpara se ta plotësojnë, duhet të llogarisin pikët që kanë grumbulluar. Pak muaj më parë janë bërë publikë edhe koeficientet, të cilat do t’u vijnë në ndihmë kandidatëve për të bërë llogaritë. “Koeficienti 0.2 tregon që nota mesatare (M1), Gjuha shqipe, Letërsia (D1) dhe Matematika (D2) kanë secila nga 20% të peshës së vlerësimit përfundimtar. Koeficienti 0.4 tregon që lëndët me zgjedhje në total, së bashku, kanë 40% të peshës së vlerësimit përfundimtar”, thonë specialistët e AKP. Sipas tyre, shumëzimi me 5 në dy formulat e vendosura bëhet për efekt të referimit me pikët në maturat para 2012-s. Gjithashtu, janë përcaktuar edhe koeficientet për profilet e shkollave. Ato do të variojnë nga 1 deri në 1.4. Në total janë 5 koeficiente. “Koeficientet për lëndët me zgjedhje sipas programeve të studimit në IALP do të jenë gjithashtu 5. Për t’u vlerësuar maksimalisht në provimet e Maturës Shtetërore, një maturant duhet të grumbullojë 180 pikë në total. Prej tyre, 100 duhet t’i marrë në provimet me detyrim dhe 80 ose 120 pikë, në varësi të numrit të lëndëve që ka zgjedhur maturanti.

Formula e pikeve
Për llogaritjen e pikëve:

Shënojmë me M,D1,D2,Z1,Z2 dhe Z3 përkatësisht pikët mesatare të shkollës së mesme, vlerësimet në lëndët e detyruara dhe në ato me zgjedhje

Shënojmë me K koeficientin e shkollës të përcaktuar nga IALP

Shënojmë me F1, F2, F3 koeficientet e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara nga IALP

Llogaritja e shumës E të pikëve të maturantit
1-Kur maturanti jep 2 provime me zgjedhje me formulën:
E2=(0.2 x(M+D1+D2)x K + O.4 x (Z1XF1+Z2 X F2):2) X 100 x 5

Kur maturanti jep 3 provime me zgjedhje me formulën
E3=(0.2 x (M + D1+D2)X K+0.4X (Z1 x F1 + Z2 x F2 +F3 X Z3):3)x100 x5

Shembull:
K=1.4 M= 7.98 D1=7.70 D2=8.34
Z1=9.50,Z2=6.68,Z3=7.30,F1=1.3 F2=1.3 F3=1.2
E3=(0.2X(7.98+7.70+8.34)x1.4+0.4x(9.50×1+6.68x 1.3 +7.30X1.2):3) x 100 x5) = 10.318 x 100 x 5 = 5159 pikë