Mbipesha dhe obeziteti, më të prekur personat me arsim 8-vjeçar

Nga Dinejda
Shkruar ne 04 Qer 2012 ora 6:15pm

TIRANË- Personat që janë me arsim tetëvjeçar janë më të prekur nga mbipesha dhe obeziteti se sa ata me arsim të mesëm apo universitar, apo dhe ata pa arsim. Mbipesha dhe obeziteti është një problem madhor për shëndetin publik, e lidhur kryesisht me ndryshimin e stilit të jetesës dhe mungesën e aktivitetit fizik.

Të dhënat nga Studimi Demografik dhe Shëndetësor tregojnë se tek personat e pa arsimuar ose me arsim 4 vjeçar, mbipesha dhe obeziteti është në masën 29,5%, ata me arsim tetëvjeçar 43,9 %, me të mesëm 38,9 % dhe tek personat me arsim universitar, 24,8%.

Specialistët thonë se mbipesha dhe obeziteti mbetet problem, ndërkohë që vihet re se ka një tendencë në rritje. Ata këshillojnë ndërkohë për të gjithë personat të tregohen të kujdesshëm në mënyrën e të jetuarit, pasi jeta sedentare dhe reduktimi i aktivitetit fizik përbëjnë rrezik për shëndetin.