Mbipesha, më të prekura zonat rurale dhe rajoni bregdetar

Nga Dinejda
Shkruar ne 31 Maj 2012 ora 5:59pm

TIRANË- Mbipesha dhe obeziteti, me ndryshimin e stilit të jetesës, mbetet problem madhor për shëndetin publik, ndërkohë që më të prekur zonat rurale dhe rajoni bregdetar.

Sipas të dhënave nga Studimi Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri, bazuar në vendbanimin e popullatës, vihet re që në zonat rurale ka më tepër persona obezë. Të dhënat tregojnë se në zonat urbane mbipesha dhe obeziteti është në masën 38,6 % dhe në ato rurale 39,8 %.

Ndërkohë, referuar të dhënave, rajoni bregdetar është më i prekuri. Kështu, të dhënat tregojnë se në rajonin bregdetar, mbipesha dhe obeziteti përllogariten në masën 44,5%, në rajonin qendror 40,8% dhe në atë malor, në 33,9 %.

Studimi tregoi se mbipesha dhe obeziteti në Tiranën urbane arrin në masën 29,4 %.

Nga ana tjetër, profesionistët e shëndetësisë apelojnë për kujdes në mënyrën e të jetuarit, pasi jeta sedentare dhe reduktimi i aktivitetit fizik përbëjnë rrezik për shëndetin.