Mbreti i pornos!

Nga Dinejda
Shkruar ne 11 Maj 2012 ora 9:14pm

SHBA- 60  milionë vizitorë klikojnë  faqet e tij. Por, shumë pak persona e njohin. Ai nuk nuk është as Zuckerberg dhe as Jeff Bezos, por Fabian Thylmann, mbreti i pornografisë online.

Portali i tij porno i quajtur Manwin, zotëron faqet më të famshme në botë nga Pornhub Youporn, Brazzers deri Twisty.

32- vjecari i njohur online, me nofkën Nathan, nga fama që ka mund të duket se mund të ketë shumë femra rreth tij, por nuk është ashtu. Ai vishet dhe sillet ashtu sic të gjithë “miliarderët “e rrjeteve sociale dhe vishet shumë thejshtë bluzë, xhinkse, atlete. 

Agjencia e Fabian, me seli në Luksemburg pret të punësojë rreth 900 persona në të gjithë botën, nga Kanadaja deri në Qipro, pasi biznesi i tij nuk e njeh krizën që po qarkullon dhe po lulëzon pavarësisht konkurrencës

Pesëmbëdhjetë vjet më parë për shkarkimin e një foto hot, kërkohej më shumë se gjysëm ore, ndaj nëse tani ajo bëhet vetëm me një klikim ndodh edhe për shkak të tij.

Në vitin 2006 Fabian mori faqe të tilla si Privatamateur, ndërsa bumin e klikimeve e mori në vitin 2010, pas blerjes së portaleve Xtube dhe Webcams.com. Në vitet e fundit ai ka investuar 140 milionë dollarë me të cilat ai ka investuar në 7 vende të cilat tani janë baza e biznesit të tij të madh dhe fitimprurës.