Mbytet vajza në ditëlindjen e saj të gjashtë.

Nga Dinejda
Shkruar ne 15 Maj 2012 ora 7:16pm

Daisy May Brooks, ka vdekur të shtunën mbrëma nga plagët e marrura nga goditja e një veture. Ajo u godit jashtë shtëpisë saj disa minuta pasi festoi ditëlindjen e 6-të të saj.

Sipas një njoftimi thuhet se “Daisy ishte duke luajtur me dhuratat e saj të reja jashtë shtëpisë së saj kur ajo u godit nga një makinë të shtunën në mbrëmje.

Shpejt e shpejt ajo u dërgua në spital, por ajo vdiq nga plagët e rënda që kishte marrur.”

Po në të njejtën ditë ajo ishte duke festuar ditëlindjen e saj të gjashtë në shtëpinë e saj në Wolverhampton, West Midlands, me 20 miq të ftuar të familjes. Nëna e Daisyt në një prononcim tha :”Të gjithë mjekët dhe infermieret ishin të shkëlqyer. Ata dhanë maksimumin për atë, por fatkeqësisht ata nuk mundën të shpëtojnë atë. “