Më pak gjumë, më pak testosteron

Nga Dorjan
Shkruar ne 07 Apr 2012 ora 3:36pm

Nëse nuk flini aq sa këshillojnë ekspertët, i nënshtroheni një varg problemesh, ku pasojat mund të bëhen të dukshme në shëndetin tuaj riprodhues, masën muskulore dhe gjëndjen e përgjithshme të organizmit.

Meshkujt të cilët nuk i kalojnë së paku shtatë ose tetë orë të natës në gjumë, kanë nivelin më të ulët të testosteronit, kanë vërtetuar shkencëtarët e Universitetit në Çikago. Niveli i ulët i këtij hormoni nënkupton më pak muskuj, masën më të rrallë kockore, që mund të jetë problem për osteoporozën dhe më pak energji.

Një ekip ekspertësh amerikanë kanë studiuar dhe krahasuar nivelin e testosteronit tek meshkujt e shëndoshë 24 vjeçar pas gjumit 10 orësh dhe të njëjtat i kanë krahasuar pas gjumit 5 orësh të bërë. Kanë dalë në përfundim se më pak gjumë mund ta çrregullojë sistemin endokrin dhe në këtë mënyrë të shkaktojë edhe zvogëlimin e nivelit të testosteronit deri në 15%.

Ato gjithashtu i janë nënshtruar testeve psikologjike dhe shumica kanë theksuar se ndihen më pak energjik.

 

Niveli i ulët i testosteronit mund të ndikoj në përqëndrim, humor, dëshirë seksuale dhe nivelin e energjisë. Ekspertët theksojnë se me kalimin e viteve niveli i testosteronit bie për 1-2%, një dukuri normale kjo.

Testosteroni dhe sëmundjet e zemrës
Rezultatet e hulumtimit të shkencëtarëve britanik kanë vërtetuar se niveli i ulët i testosteronit i shoqëruar me sëmundjet e zemrës mund të sjellë më shumë telashe, për dallim nga meshkujt me nivelin normal të këtij hormoni.