MË SHUMË SE GJYSMA E TË RINJVE NË BALLKAN, TË PAPUNË

Nga Dorjan
Shkruar ne 25 Pri 2012 ora 3:35pm

Papunësia e rinisë në Ballkan është pothuajse katër herë sa mesatarja e BE-së, nënvizohet në një analizë të Setimes.

 

Në shumicën e vendeve, sistemi arsimor dhe mungesa e programeve të punës janë gjykuar si fajtorët kryesorë.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë për shembull, Zyra Kombëtare Statistikore thotë se në vitin 2011, plot 55 % e njerëzve nga 15 deri në 30 vjeç ishin të papunë.

Në Maqedoni, Zyra Shtetërore e Statistikave thotë se 52.5 % e atyre midis 15 e 24 vjeç ishin të papunë.

Më shumë se kaq është gjetur në Greqi, ku niveli i papunësisë për ata nën 25 vjeç është 51.5%. Në Serbi ajo është afërsisht 50%.

Atje, Shërbimi Kombëtar i Papunësisë po punon që të vendosë njerëzit në punë duke ofruar subvencione për ata që dëshirojnë të fillojnë bizneset e tyre.

Në Bullgari, Instituti i Statistikave vlerësoi se kishte 28.9 % e të rinjve nën 24 vjeç që ishin të papunë në fund të 2011-s.

Në Malin e Zi gjithashtu, papunësia e rinisë shihet si një nga problemet më të rëndësishme shoqërore, ndonëse niveli i papunësisë mes të rinjve është relativisht i ulët, në 11%.

Papunësia po i shtyn të rinjtë të largohen nga vendi në kërkim të shanseve më të ndritura jashtë vendit.

Në Serbi për shembull, 63% e studentëve universitarë thonë se do të dëshirojnë të largohen nga vendi, i cili renditet i dyti në botë në ‘rrjedhjen e trurit’, sipas Agjencisë të SHBA-së për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID). Në Kosovë, më shumë se gjysma e të rinjve dëshirojnë të emigrojnë, sipas UNDP-së.