Media

Miniera e Bulqizës, aty ku luftohet për jetë a vdekje

Miniera e Bulqizës, aty ku luftohet për jetë a vdekje

Shkruar ne 08 Aug 2012 ora 11:15am

Në galeritë e minierës së Bulqizës, çdo ditë punohet pa asnjë masë sigurie për të fituar bukën e gojës. Askush nuk pyet për ta, për jetët e tyre, për atë minierë ku fitohen miliona në kurriz të luftës për të mbijetuar, për bukën e gojës… Punëtorët e kësaj miniere pranojnë të luajnë me rrezikun për jetën, pasi është e vetmja mundësi për të fituar bukën e gojës… Administratorët e pronarët e kësaj miniere që u siguron të ardhura marramendëse duket sikur nuk jetojnë në të njëjtin realitet me ne, një jetë e humbur për ta…

Permalink  |  Taguar me: ,
Adele: Do bëhem me fëmijë

Adele: Do bëhem me fëmijë

Shkruar ne 30 Jun 2012 ora 2:38pm

Këngëtarja e njohur britanike, Adele ka njoftuar se ajo është duke pritur fëmijën e saj të parë me të dashurin e saj Simon Konecki. Cifti rezulton i lidhur prej 6 muajsh.

Këngëtarja e hitit ‘Rolling in the Deep’ konfirmoi sot lajmin përmes një deklarate në faqen e saj, shkruan sot ‘The Sun’.

Në një post të titulluar “Unë kam një lajm”, Adele tha: “Jam shumë e lumtur të ju njoftoj se Simon dhe unë po presim fëmijën tonë të parë së bashku”.

“Dëshira ime ishte që të dëgjoni lajmin direkt nga unë, natyrisht se ne jemi në qiell të shtatë dhe…

Verona, Saimir Pirgu shkëlqen në kryeveprën moxartiane

Verona, Saimir Pirgu shkëlqen në kryeveprën moxartiane

Shkruar ne 30 Jun 2012 ora 2:33pm

Me ngjyrat e zërit të tij, frazat muzikore, diksionin dhe frymëmarrjet moxartiane, tenori shqiptar Saimir Pirgu shkëlqeu me rolin e Ottavios në “Don Giovanni-n” e Mozart-it, operën që çeli sezonin veror të Arenës së Veronës.

Kësaj here nën firmën e Franco Zeffirelli, sipas shtypit italian, “Don Giovanni” është një eveniment artistik i veçantë, pasi vihet në skenë për herë të parë në një anfiteatër romak, duke u ndeshur me veçoritë e akustikës së një skene të hapur dhe me vështirësitë komplekse që ajo paraqet për muzikën e kryeveprës moxartiane. Një opera superklasike. 

Bazilika e Lindjes shpallet “Trashëgimi Botërore”

Bazilika e Lindjes shpallet “Trashëgimi Botërore”

Shkruar ne 30 Jun 2012 ora 2:30pm

UNESCO ka votuar për dhënien e statusit “Trashëgimi Botërore” Bazilikës së Lindjes, në qytetin palestinez të Betlehemit në Bregun Perëndimor.

Kisha është konsideruar nga të krishterët si vendi i lindjes së Jezu Krishtit. Marrja e statusit “Trashëgimi Botërore” shihet si një detyrim shtesë për bashkësinë ndërkombëtare që ta ruajë atë.

Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s në Shën Petersburg të Rusisë, votoi me 13 vota për, gjashtë kundër dhe dy abstenime. Masa u miratua pavarësisht kundërshtimeve nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

Palestinezët i patën bërë thirrje UNESCO-s që ta marrin në konsideratë kërkesën “urgjente” për dhënien e statusit “Trashëgimi Botërore”,…

5 frutat që rritin libidon tuaj seksuale

5 frutat që rritin libidon tuaj seksuale

Shkruar ne 12 Jun 2012 ora 3:09pm

Ka shumë lloje të ndryshme të ushqimeve që ju mund të përpiqeni të ndihmoni rritjen tuaj seksuale dhe të luftoni impotencën. Ato përmbajnë nivele të larta të vitaminave dhe mineraleve të cilat mund të ndihmojnë për të rritur nivelin e hormoneve.

(more…)

10 Makinat Me Lluksoze Ne Bote

10 Makinat Me Lluksoze Ne Bote

Shkruar ne 12 Jun 2012 ora 2:56pm

Kjo eshte lista e makinave te cilesuara si makinat me luksoze ne gjithe historine e atomobilizmit , cmimet nuk po i publikojme per mos tju krijuar dhimbje koke ne  kete kohe krize.

(more…)

Kalendari fotografik më i fundit nga Victoria’s Secret

Kalendari fotografik më i fundit nga Victoria’s Secret

Shkruar ne 12 Jun 2012 ora 2:46pm

Nuk keni arsye që të vishni të brendshme të zakonshme. Në çdo sezon ju ofrojmë mundësi që të bëni zgjedhje interesante për të nxjerrë në pah linjat tuaja.‘Victoria’s Secret’ e ka ndryshuar mendimin tuaj për të brendshmet duke ju ofruar alternativa joshëse çdo muaj. Edhe këtë Qershor, kjo markë nuk bën përjashtim duke ju ofruar një sërë mundësish dhe stilesh të sofistikuara.

Candice Swanepoel paraqitet  joshëse dhe me shumë siguri në vetvete me këto të brendshme. Që të dukeni sa më e bukur dhe të bëni zgjedhjen e duhur, do t’ju vijnë në ndihmë ngjyrat  pana, blu, e gjelbër, rozë, vjollcë…

“Kosova” e Jusuf Buxhovit, libri më i shitur në panairin e Prishtinës

“Kosova” e Jusuf Buxhovit, libri më i shitur në panairin e Prishtinës

Shkruar ne 12 Jun 2012 ora 2:31pm

 

Në konferencën për media, në mbyllje të Panairit të librit, kreu i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Daut Demaku, ka prezantuar edhe listën e librave më të shitur. Sipas analizës së tyre, libri më i shitur del të jetë vëllimi “Kosova” i Jusuf Buxhovit. Por Demaku nuk ka qenë në gjendje të tregonte numrin e saktë të shitjes së kësaj vepre. Madje, ka folur pak edhe për mënyrën se si kanë ardhur deri te lista.

“Botuesi nuk e ka treguar numrin e saktë, por sipas parametrave tanë dhe analizës që e bëjnë organizatorët del që është më…

Rudina Magjistari: Ndjesitë e fustanit të bardhë

Rudina Magjistari: Ndjesitë e fustanit të bardhë

Shkruar ne 12 Jun 2012 ora 2:20pm

Rudina Magjistari, prezantuesja e dashur e ekraneve shqiptare, ka përjetuar këtë javë emocione të veçanta, ndërsa është gjendur për herë të parë nën petkat e nusërisë. E zgjedhur nga stafi i “Geraldina Sposa”-s si personazhi që do të mbyllte këtë vit sfilatën me fustanet e reja të nusërisë, Rudina ia doli të sfilonte mbi pasarelë me sigurinë e një modeleje. Lidhur me këtë eksperiencë, por edhe me faktin në e imagjinon ose jo Rudina veten me të bardha, ‘nusja e nderit’ rrëfen për faqet e “Bluetooth” detajet… Cilat ishin ndjesitë që ju shoqëruan në këtë eksperiencë si ‘nuse nderi’…

Fate në luftën e Kosovës, një përjetim nga Mirela Oktrova

Fate në luftën e Kosovës, një përjetim nga Mirela Oktrova

Shkruar ne 12 Jun 2012 ora 1:56pm

Drama njerëzore e luftës në Kosovë dhe personalitete të shkatërruara nga vuajtja reflektohen në fotografitë që gazetarja Mirela Oktrova ka prezantuar në ekspozitën e saj “Fate lufte”.

E çelur paraditen e sotme, në kuadër të përvjetorit të 13-të të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ekspozita e Oktrovës është një pasqyrim i punës së saj 3 mujore në Kosovë, kur shoqëronte misionin që evakuoi refugjatët e Kosovës nga Maqedonia në Gjermani. “Kjo ekspozitë fotografike është një dëshmi. Është përjetimi më i fortë i jetës sime. Janë fate njerëzish të nëpërkëmbur nga lufta”, tha Mirela Oktrova në çelje të…