Mediat: Rona e tmerrshme, por edhe tmerrësisht e bukur

Nga Dinejda
Shkruar ne 28 Maj 2012 ora 10:49am

Britanikët sulmojnë Ronën, por pranojnë që i mundi. Gjermanët të dyzuar: Zë prej sirene, por kënga shumë e komplikuar

Rona Nishliu është në faqet e para online të gazetave më të rëndësishme në botë, e nëse britanikët e kanë sulmuar duke qenw njëkohësisht ziliqarë e cilësuar si ulërimë pa lidhje këngën e saj, kritika në prestigjozet gjermane Die Welt apo Spiegel ka qenë e dyzuar mes vlerësimeve për zërin dhe kritikës për këngën dhe stilin. Daily Mail dhe tabloidë të tjerë kanë sulmuar këngëtaren shqiptare dhe performancën e saj në Eurovizion duke e quajtur të frikshme, por në fund kanë pranuar që ajo e ka mundur këngën e tyre që përfundoi e 25 nga 26 këngë në garë. Britanikët kanë postuar mesazhe të dëgjuesve që sipas tyre jane ankuar për dhimbje veshësh pas dëgjimit të Suus. Krejt ndryshe kanë reaguar gjermanët për këngën e Nishliut. “Një zë dhe një veshje e fuqishme”, shkruan Spiegel. Revista prestigjoze nuk kursen kritikën për këngën që sipas saj ishte shumë trishtë dhe shumë e komplikuar derisa sipas saj ngjallte ndjenja të dyfishta  sa për një pjesë ishte e dhimshme për veshët, ndërsa për të tjerë shumë e bukur.  Për të përditshmen  Die Welt Rona  Nishliu “ndau publikun në mes me këngën e saj prej sirene “Suus”. E tëmerrshme, por sidoqftë edhe tmerrësisht e bukur”.