Medikamenti i ri për humbje të peshës “QNEXA”

Nga Dorjan
Shkruar ne 14 Apr 2012 ora 4:55pm

Medikamenti që shihet në foto është ilaçi i parë me recetë kundër mbipeshës. Ilaçi Qnexa u miratua nga agjencia federale e ushqimeve dhe barnave.

Ky ilaç në formë pilule cilësohet “fishek argjendi” sepse mendohet që bën mrekulli – humbjen e 90 kilogramëve brenda një viti. Për shkak se 80 për qind e personave që humbasin peshë e rifitojnë atë, mjekët kanë bërë kërkime për dekada për një pilulë të sigurt që do të ndihmonte.

Doktor Tim Garvey nga Universiteti i Alabamas në Birmingham, thotë se ilaçi Qnexa do të jetë ilaçi më i fuqishëm në treg për trajtimin e mbipeshës.

I njëjti ilaç ishte refuzuar dy vjet më parë nga agjencia e ushqimeve dhe barnave (FDA), për shkak të shqetësimeve rreth shëndetit. Këto ditë, komisioni i ekspertëve të kësaj agjencie e miratoi ilaçin e ri, pasi arriti në përfundimin se përfitimet që sjell Qnexa për personat mbipeshë janë më të mëdha sesa pasojat anësore, si humbje kujtese, konfuzion, shtim i rrahjeve të zemrës, madje edhe lindje defektoze.

Qnexa do të shitet me recetë, pra vetëm me rekomandimin e mjekut.

Ndërkohë skeptikët e fusin këtë ilaç të ri në kategorinë “shumë i mirë për të qenë i vërtetë”.