Merr dritën jeshile pilula që parandalon HIV-in.

Nga Dinejda
Shkruar ne 11 Maj 2012 ora 9:16pm

WASHINGTON- Një panel i Administratës për Ushqim dhe Barna i SHBA-së i ka dhënë pëlqimin barit të parë që thuhet se parandalon infektimin me HIV, duke hapur rrugën për një miratim historik në luftën kundër virusit që shkakton AIDS-in.

Vendimi erdhi pasi provat klinike treguan se Truvada mund të ulë rrezikun e HIV-it te meshkujt homoseksualë nga 44 në 73 për qind, transmeton REL.

Pilula e përditshme është për njerëzit e shëndetshëm që janë në rrezik të lartë të infektimit me HIV-it, duke përfshirë çiftet me një partner HIV-pozitiv. Truvada është përdorur që nga viti 2004 për të trajtuar njerëzit e infektuar.

Ajo aktualisht shitet për 900 dollarë në muaj. Kritikët shqetësohen se miratimi i drogës për parandalimin e HIV-it mund të nxisë sjellje të rrezikshme seksuale ose të krijojnë variacione të drogës rezistente ndaj virusit.

Vendimi përfundimtar mbi barin pritet nga mesi i qershorit.