Mësuesja e gjuhës shqipe në Markopulo, Athinë:Kam qenë e gatshme të blej nga buxheti familjar abetaret

Nga Dorjan
Shkruar ne 20 Pri 2012 ora 5:54pm

“Nëse nuk na ndihmonte me abetare kreu i Partisë Emigracionit Shqiptar,zoti Shpëtim Beqiraj ,unë do…

paguaja nga buxheti i familjes për të blerë abetare që të mësonin fëmijët  e emigrantëve gjuhën shqipe,gjuhën tonë që me çdo mënyrë nuk duhet të lejojmë ta harrojnë fëmijët tanë”.
Këto janë fjalët  e para të mësueses Anila Hasanaj,e cila jeton me bashkëshortin Ilirianin dhe tre fëmijët e saj në qytetin Markopulo,disa km larg nga Athina.
Mësuese edhe në Shqipëri,Anila nuk ka dashur të braktisë profesionin e saj të bukur dhe me çdo mënyrë u përpoq ta ushtrojë në mënyrë vullnetare në Greqi,duke u mësuar fëmijëve të emigrantëve shqiptarë gjuhën shqipe.


 

- Kur emigruat në Greqi dhe si lindi thought për çeljen e shkollës shqipe?
Hasanaj – Në vitin 2000 erdha në Greqi dhe ëndrra ime ishte të vazhdoja profesionin e mësueses.Gjatë viteve të fundit kisha diskutuar shpeshherë me bashkëshortin tim që të shkonim në Shqipëri të blinim abetare dhe tu mësonim gjuhën shqipe fëmijëve të emigrantëve,pasi shikoja se shumë nëna e kërkonin diçka të tillë dhe nuk ishin në gjendje ta bënin vetë.
Një ditë prej ditësh,kryetari i shoqatës së punëtorëve në Markopulo,na prezantoi me kryetarin e Shoqatës së Punëtorëve të Athinës dhe njëkohësisht kryetar i Partisë së Emigracionit ,zotin Shpëtim Beqiraj,i cili na siguroi abetaret falas dhe për këtë dua ta falenderoj përzemërsisht sepse është njeriu që realizoi ëndrrën e shqiptarëve që të mësojnë falas  gjuhën shqipe në Greqi.

- Kur filloi shkolla dhe me sa nxënës filluat?

Hasanaj- Shkolla filloi më datë 11 shkurt të vitit 2012.dmth disa muaj më parë.Fillimisht u regjistruan 14 fëmijë shqiptarë,ndërsa në këto momente kemi 24.Për vetë faktin që mësimi kryhet në ambjentet e shtëpisë time,nuk kemi hapësirë për shumë fëmijë,pasi ka pasur interesim të madh dhe parashikojmë që viti tjetër shkollor do të na gjejë me më shumë se 50 nxënës.

 

- Kreu i Shoqatës së Punëtorëve dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Emigracionit,zoti  Shpëtim Beqiraj, ka mundësuar mësimin e gjuhës shqipe në ambjentet e shkollave greke në Athinë,pse këtu tek ju nuk ndodh kjo?

Hasanaj- Ka një pengesë nga këshilli bashkiak i Markopulos.Na kanë thënë se nga 16 këshilltarë,13 kanë votuar pro dhe 3 kundër,ndaj dhe po vonohet mësimdhënia  e gjuhës shqipe në ambjentet e shkollave greke.

- Cila është kërkesa juaj përsa i përket shkollave dhe si do ndiheshit krejtësisht e plotësuar?

Hasanaj – Dëshira ime është që të kemi një ambjent më të madh për të bërë mësimin e  gjuhës shqipe dhe më kryesorja është që këta fëmijë që mësojnë gjuhën tonë të bukur në Greqi,të pajisen me një dëftesë ose vërtetim ku të vërtetohet viti shkollr.Gjithashtu do desha që të futen edhe lëndë të tjera në shqip ,siç është gjeografia,historia etj.