Meti: Edgari eshte hileqar

Nga Dinejda
Shkruar ne 29 Mar 2012 ora 11:42am

Banoret ne dhomen e ndenjes vazhdojne qe te bisedojne per proven e surprizave, nderkohe qe Meti u kerkon vemendje te gjitheve sepse do te lexoje zarfin e proves.
Ne zarf jane shkruar udhezimet qe duhet te te zbatojne banoret ne menyre qe te fitojne cigare ose 4 buke + 1kg djathe. Midis ketyre dhuratave ata duhet te zgjedhin vetem njeren.

Ne zonen prane pishines ndodhen dy vaska te vogla, dy sapune dhe nje kuti xhami e mbyllur me çeles. Brenda sapuneve ndodhen dy çelesa te cilet mund te hapin kutine e dhuratave. Banoret e proves ndahen ne dy çifte Meti-Lorena dhe Edi-Françeska. Djemte duhet te marrin çelesat brenda sapuneve, vetem duke i shkrire mbi trupin e vajzave dhe jo t’i thyejne sapunet.

Pasi behen gati te dy çiftet fillojne nga gara, ndersa banoret e tjere i shohin duke bere tifo per Metin. Edhe pse nuk Lejohet Liami i jep sugjerime metit se si ai te zhvilloje proven ne menyre qe ta nxjerre me shpejte sapunin. Meti fillon ta ferkoje sapunin mbi trupin e Lorenes, duke u munduar qe te preke sa me shume rrobat e saj te banjes ne menyre qe sapuni te tretet me shpejt. Edhe pse shume prane njeri-tjetrit Meti arrin qe ta nxjerre sapunin me heret, por ketu lind nje debat Edi fillon qe ta akuzoje ate se po beri hile ne loje sepse sipas tij ai e nxori çelesin me dore dhe nuk priti qe te dilte duke e shkrire sapunin.

Edi i thote Metit se ai ne çdo prove ka bere hile ne lojra dhe prova te ndryshme ne shtepi, por Meti nuk i pranon akuzat e tij. “Kete e vendos tjeter kush” i thote Meti Edit duke i kujtuar se Vellai i Madh i vezhgon gjithmone ata teksa realizojne prova te ndryshme.