MIHRIJA, PAS 20-VJETORIT TË MARTESËS PËRSËRI SI NUSE E DHËNDËR

Nga Dorjan
Shkruar ne 06 Maj 2012 ora 2:26pm

Janë shfaqur përsëri si nuse e dhëndër pas 20 vitesh martesë, këngëtarja e njohur Mihrije Braha dhe Naim Abazi. Çifti i njohur i skenës shqiptare janë shfaqur me këtë fotosesion të ri dhe shumë elegant me vello të bardhë dhe kostum, duke treguar se edhe pas 20 viteve janë të dashuruar si më parë. ”Më 3 maj kemi pasur përvjetorin e martesës, e kemi shënuar me fotosesion që ta kemi kujtim me rastin e 20-vjetorit, nuse e dhëndër edhe pas 20 vitesh martesë”, shprehet për ”Panorama plus” këngëtarja e njohur, Mihrije Braha. Ndërsa shumë shpejt këngëtarja e njohur do të lançojë edhe një klip të ri dhe një këngë ritmike. ”Po, shumë shpejt do lançoj një këngë të re të shoqëruar me klip”.